• |
ide | kryesore

Dështimi i qeverisë me menaxhimin e pandemisë, KLSH ‘nxjerr të palarat’ (Raporti)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kontrolli i Lartë i Shtetit publikoi të enjten raportin përfundimtar mbi menaxhimin e situatës epidemiologjike nga COVID-19 në Shqipëri ku kritikoi Ministrinë e Shëndetësisë për keqmenaxhim të pandemisë.

KLSH thotë se institucionet përgjegjëse kishin mungesa të kapaciteteve spitalore, fonde financiare të pamjaftueshme, mangësi në stokun e materialeve të mbrojtjes personale (MMP-ve), pamjaftueshmëri në trajnimet e stafit mjekësor, pasiguri në vendin e punës etj.

“Rritja e numrit të kërkesave për testim, mosfunksionimi i spitaleve dhe laboratorëve rajonalë u shoqëruan me rritje të kohës së pritjes së qytetarëve nga kryerja e tamponit deri në marrjen e përgjigjes nga laboratori i virologjisë. Si pasojë u rrit, si numri i pacientëve që trajtoheshin me antibiotikë pa u konfirmuar të infektuar me COVID-19, ashtu edhe i atyre që filluan trajtimin vonë në pritje të rezultateve të testit”, thuhet ndër tjerash në raport.

Sipas KLSH-së, Strategjisë Kombëtare të Shëndetësisë 2016-2020 i munguan planet konkrete të veprimit në nivel strategjik dhe operativ, objektiva dhe përshtatja për pandeminë si dhe thotë se vonesat në kohë lidhur me sistemin e lajmërimit mbi situatën shëndetësore vunë në rrezik jetën e qytetarëve por edhe stafeve mjekësore.

Kontrolli i Lartë i Shtetit kritikon gjithashtu strategjinë e rekuperimit të aspektit financiar, për të cilën thotë se nuk ishte zhvilluar përmes një procesi inkluziv dhe transparent dhe të përfshinte palët e interesuara përkatëse në secilën fazë.

Në raport thuhet se ka pasur dhe ka mungesë e një plani masash për rimëkëmbjen e ekonomisë pas COVID–19 dhe shton se deri tani “nuk ka akoma ndonjë plan të plotë konkret apo qoftë edhe draft, disamujor apo disavjeçar për rimëkëmbjen ekonomike”.

KLSH po ashtu thotë se dalja me vonesë nga koha e shfaqjes së pandemisë e urdhrit për rimbursimin e pacientëve Covid dhe mos informimi i tyre me mjetet e duhura të informacionit nga mjekët e familjes në qendrat e shëndetësore, sollën një “trajtim jo human dhe social të pacientëve”.



3 Comments

  1. Lulzim Basha meriton një ndëshkim të thellë, si një lider që e ka kandiduar Flamur Nokën për deputet. Një figurinë qesharake, një ish-ministër i paaftë dhe i super korruptuar, një budalla që është simboli i injorancës në politikën shqiptare,si perfundimtar me gjithe keto mangesi prap shqiperia ka me pak të vdekur se Norvegia,Finlanda,suedia,danimarka,jeta e njerzeve eshte me e rendesishme o shpellkari i klsh se metes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *