• |
ide | kryesore

Kryesia e PS merr vendimin, zbulohen emrat dhe ndahen detyrat për të deleguarit

-Instant, Lajme, Të fundit



Në mbledhjen e kryesisë së Partisë Socialiste mëngjesin e sotëm janë marrë disa vendime, një prej të cilëve është edhe ndryshimi i disa prej të deleguarve në Qarkun e Tiranës. Kështu, mësohet se Lindita Nikolla është caktuar e deleguar në zonën e Kamzës dhe Paskuqanit, Mimi Kodheli delegohet në Njësinë Nr. 8 në Tiranë dhe Delina Ibrahimi do të jetë e deleguara e PS në Njësinë Nr. 5, po në kryeqytet.

Mimi Kodheli delegohet në njësinë Nr.8, Tiranë; Blerina Gjylameti e deleguar në njësinë Nr.4, Tiranë; Frida Krifca do të jetë e deleguar në zonën Farkë-Baldushk-Petrelë; Paulin Sterkaj delegohet në njësinë Nr.11 në Tiranë ndërsa Ornaldo Rakipi delegohet për Bashkinë e Vorës. Në Kryesi u vendos që drejtuesi politik i Qarkut të Tiranës Erion Veliaj të drejtojë provizorisht edhe Partinë Socialiste të Tiranës.

Po ashtu Kryesia miratoi metodologjinë dhe kalendarin e analizave që do të kryhen në të 12 Qarqet për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit 2021. Në funksion të riorganizimit të partisë, Kryesia autorizoi gjithashtu Sekretarin e Përgjithshëm për ngritjen e grupit të punës për ndryshime në Statut.



2 Comments

  1. Në vjeshtën e vitit 1943 një partizan i plagosur serb ishte strehuar për disa muaj në kullën e Berishajve në Viçidol. Lind një afeksion me nënën e Saliut, asokohe vajzë e re, por kjo lidhje diktohet nga Zeqir Halili, xhaxhai i Saliut, që ka qenë një burrë i mençur dhe diskutojnë një darkë me burrat e tjerë të fisit, për ta vrarë partizanin serb që u kishte prekur nderin.

    Por Zeqiri shtiu mbi krevatin bosh, sepse serbi ia kishte mbathur pas njoftimit në kohë. Ky partizani serb (serbo-boshnjak) ka qëndruar në muajt shtator-tetor e nëntor në kullën e Berishës në vitin 1943, Saliu është lindur në 1 korrik 1944.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *