• |
ide | kryesore

Aksidentohet aktori Lulzim Zeqja, ndërpritet shfaqja në Teatrin Kombëtar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Aktori i njohur Lulzim Zeqja është përfshirë në një aksident automobilistik dhe si pasojë është anuluar shfaqja “Edmond” ku aktori ishte protagonist. Teatri Kombëtar bën me dije se aktori është në gjendje të mirë shëndetësore, por e ka të pamundur të ngjitet në skenë.

“Të dashur miq të teatrit, për shkak të një aksident automobilistik, i cili ka përfshirë aktorin e Teatrit Kombëtar z.Lulzim Zeqja njëkohësisht dhe protagonistin e shfaqjes “Edmond”, ju njoftojmë se shfaqjet e ditës së sotme dhe datave 23-24-28-29-30-31 tetor 2021, janë anuluar.

Fatmirësisht, z. Zeqja është në gjendje të mirë shëndetësore, por e ka të pamundur të performojë në shfaqjen “Edmond” në vazhdim. Duke ju kërkuar ndjesë e duke ju falënderuar për mirëkuptimin, Teatri Kombëtar do t’ju njoftojë në vazhdim se si do të procedohet me rimbursimin e biletave”, – thotë Teatri Kombëtar. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *