• |
ide | kryesore

Doza e tretë e Pfizer, 95.6% efektivitet kundër Covid-19

-Instant, Lajme, Planet



Doza përforcuese e vaksinës së Pfizer, është 95.6% efektive në parandalimin e Covid-19. Në këtë përfundim kanë arritur studimet e zhvilluara në dy laboratorë nga kompanitë Pfizer dhe Biontexh, testuar tek 10 mijë njerëz mbi moshën 16 vjeçare. Vaksina iu dha si dozë e tretë, njerëzve që kishin kompletuar regjimin prej dy dozash. Sipas kompanive, doza kishte rikthyer mbrojtjen kundër sëmundjes në nivelet e 95.6 për qind, krahasuar me ata që nuk e kishin marrë dozën përforcuese.

Kompanitë thonë se kanë në plan t’ia dorëzojnë informacionet FDA-së amerikane, Agjencisë Europiane të Barnave dhe rregullatorëve të tjerë. Mosha mesatare e pjesëmarrësve në studim ishte 53 vjeç. Një sërë shtetesh kanë nisur tashmë aplikimin e dozës së tretë për të forcuar imunitetin që sipas të dhënave bie me kalimin e muajve. Në SHBA doza përforcuese po jepet për grupmoshën mbi 65 vjeçare dhe persona të tjerë të rrezikuar, ndërsa ne Izrael po aplikohet tek e gjithë popullsia mbi 12 vjeç.



2 Comments

  1. Po qe grupin e kontrollit te studimit e kane vsksinuar kohe me pare a e thote studimi?
    Dmth studimi eshte i kote..

  2. PATJETER STUDIMIN E BEN VETE PFIZERI QE TE SHESE SA ME SHUME VAKSINA!!! O MORTJA QE SJU HA O COVIDJOTE SE NE CDO MOMENT VERTETOHET MAKABRITETI I KESAJ FUSHATE KRIMINALA VAKSINIMI!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *