• |
ide | kryesore

Gwyneth Paltrow: Falë Zotit nuk kishte Instagram kur linda fëmijët e mi

-Instant, Paparazzi, Slider



Së fundmi aktorja, Gwyneth Paltrow ka  folur për herë të parë për lindjen e vajzës së saj dhe ndikimin që mediat kanë në pozitivitetin e trupit.

Në një intervistë, aktorja rrëfeu se rrezikoi të vdiste kur lindi vajzën ,Apple, pasi u dërgua me urgjencë në spital për të kryer një operacion cezarian. Gjithashtu ajo zbuloi se operacioni i la asaj një shenjë të madhe në trup dhe kritikoi mediat sociale për krijimin e pritshmërive jorealiste se si supozohet të duken gratë pas lindjes.”Faleminderit Zotit që nuk kishte Instagram kur unë linda fëmijët e mi, sepse tani më duket se shoh vetëm: “Oh, sapo linda dy javë më parë dhe kam një bark krejtësisht të rrafshët,” ndërsa them “Wow, unë nuk dukesha aspak kështu”. Kjo është fantastike për ato gra që kanë muskuj barku pas lindjes, por ne tani po ushqehemi me gjithë këto imazhe të asaj se si supozohet të dukemi gjatë gjithë kohës me bebe, pa bebe, çfarëdo qoftë”, u shpreh aktorja.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *