• |
ide | kryesore

Rama – Bashës: Nuk del dot nga zyra të takosh njerëzit e partisë tënde

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Akuzave të Lulzim Bashës për tendera korruptiv, për bankomate në zyrën e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama iu përgjigj ashpër, duke i quajtur padyshim shpifje. Ai akuzoi nga foltorja e Kuvendit Bashën se nuk del dot nga zyra të takojë mbështetësit e tij.

“Mua fondet e BE Lulzim më pëlqejnë shumë, u jam mirënjohës të gjithë atyre që na kanë ndihmuar në këtë proces, që kanë marrë përsipër që të investojnë drejpërdrejt në këtë projekt. Fjalën hajdut gëlltite brenda, bëj një kthesë me gjuhën në drejtim të ezofagut, mate mirë kur flet për radhë të afërmish që merren me ndarjen e lekëve, duke shfrytëzur zyrën e kryetarit të bashkisë. Bëhu burrë njëherë që të ka ardhur rasti.

Ti nuk del dot nga zyra që të takosh anëtarët e partisë tënde, dhe më tregon mua ti se çfarë është që të jesh pranë njerëzve, mos hajde këtu të bësh leksione morali, dhe të ndrysh shtëpitë e shqiptarëve, se nuk ta ka njeri borxh Lulzim. Unë jam këtu për të respektuar këtë institucion, për të respektuar edhe ty bashkë me partinë tënde. Partinë më të bukur të lindjes? Bëhu burrë dhe mos hajde këtu me dëngla dhe akuza, po hajde këtu me argumente.” – u shpreh Rama.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *