• |
ide | kryesore

Kokainë, dhunë e armë, policia arreston pesë persona në Tiranë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka vënë në pranga pesë shtetas për vepra të ndryshme penale.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi E. S, 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. A, 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit të mjetit me të cilin qarkullonte, iu gjet dhe iu sekuestrua një armë të ftohtë.

Gjithashtu në prangat e policisë ka rënë një shtetasi F. N, 62 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij.

Blutë bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi F. D, 18 vjeç, pasi është shpallur në kërkim nga DVP Lezhë për veprën penale “Dhënie ndihmë të paligjshëm të kufirit”. Iu kalua Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. Ll, 35 vjeç, pasi dyshohet se duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident me dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *