• |
ide | kryesore

Moldavia shpall gjendjen e jashtëzakonshme energjitike/ Si po e përdor Putini rubinetin e gazit për nënshtrimin e këtij vendi

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Republika e Moldavisë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjitike për shkak të shkurtimit të furnizimeve me gaz nga Rusia. Prej kohësh Moska e përdor rubinetin e gazit për të nënshtruar këtë vend.

Europa është në krizë për shkak të furnizimit me gaz. Kudo politikanë dhe opinioni publik debatojnë, nëse Rusia në muajt e ardhshëm do të ofrojë në mënyrë të mjaftueshme gaz, apo nëse Putini në mënyrë artificiale po krijon probleme me furnizimin me gaz për të pasur një mjet presioni politik duke e bërë kontinentin të ngrijë këto muaj dimri.

Për një vend ky skenar është bërë tani realitet: Republikën e Moldavisë, një nga vendet më të varfra të Europës dhe plotësisht e varur nga gazi rus. Papritur monopolisti i gazit, Gazprom kërkon çmime shumë më të mëdha për gazin, madje do edhe shlyerjen me gjasë të borxheve të vjetra. Koncerni i reduktoi ndjeshëm furnizimet me gaz në këtë vend në javët e fundit. Ekspertët flasin për minus 35%.

Javën e kaluar qeveria moldave shpalli gjendjen e jashtëzakonshme energjitike. Kjo do të thotë kufizime për konsumatorët e mëdhenj të energjisë, që duhet të kërkojnë alternativa të tjera energjie. Në të njëjtën kohë me procedura të përshpejtuara qeveria moldave mund të nënshkruajë kontrata të tjera. Më 25 tetor u nënshkrua një kontratë me Poloninë e sipërmarrjen moldave Energocom.

Manovër presioni

Rusia edhe në të shkuarën e ka mbyllur rubinetin e gazit për Moldavinë. Vëzhguesit e shohin krizën aktuale të gazit si “manovër presioni” të Putinit. Sergiu Tofilat, ekspert i energjisë thotë për Deutsche Wellen, se “nuk është rastësor momenti për këtë presion”. “Kishte vite që nuk kishte probleme me furnizimin me gaz. Por tani ka ndryshuar diçka: Forcat proruse në vendin tonë kanë humbur pushtetin.”

Republik Moldau Parlamentswahl 2021 | Chisinau | Maia Sandu, PräsidentinPresidentja moldave, Maia Sandu
Nga dhjetori i vitit të kaluar është në detyrë presidentja proeuropiane, Maia Sandu. Ajo fitoi kundër rivalit të saj, presidentit të atëhershëm prorus, Igor Dodon. Edhe partia e tij i humbi në korrik të këtij viti zgjedhjet në vend, dhe ka kaluar në opozitë. Nga gushti Moldavinë e qeveris një koalicion proeuropian reformues i partisë Aksion dhe Solidaritet, PAS nën kryeministren, Natalia Gavrilita. Lidershipi i ri moldav kërkon të çlirohet nga ndikimi rus dhe synon integrimin europian dhe është duke ndërmarrë reforma të thella në drejtim të shtetit ligjor dhe luftës kundër korrupsionit.

Politikanët e rinj në pushtet nuk zgjodhën një kurs konfrontimi me Kremlinin, përkundrazi. Presidentja Mala Sandu dhe qeveria moldave theksojnë, se janë të interesuar për një marrëdhënie normale dhe të mirë me Rusinë.

Solidaritet me Gjeorgjinë dhe Ukrainën

Ky vend dikur pjesë e Rumanisë u aneksua nga Stalini në një pakt me Hitlerin në vitin 1940 dhe u shpall si republika sovjetike moldave. Kur në vitin 1991 Moldavia shpalli pavarësinë, në lindje të republikës u shkëput një pjesë e saj, Tranzistria. Aty janë në fuqi forca proruse, separatiste që nuk njihen ndërkombëtarisht. Rusia ka dërguar në këtë rajon disa mijëra ushtarë dhe ka stacionuar një arsenal të jashtëzakonshëm armësh nga koha e Bashkimit Sovjetik. Në vitin 1999 në një samit të OSBE në Stamboll, Moska premtoi se do të tërheqë trupat deri në vitin 2020, por kjo nuk ka ndodhur deri më tani.

Presidentja moldave ia kujtoi Rusisë në muajt e kaluar këtë premtim dhe kërkoi një zgjidhje të konfliktit me Transistrinë. Maia Sandu siç pritej shprehu edhe solidaritetin me Gjeorgjinë, po ashtu e prekur nga një konflikt i ngrirë dhe politika e agresionit rus, si edhe me Ukrainën, gadishullin e së cilës Krimenë, Rusia e aneksoi në vitin 2014.

Moldawien Transnitrien Ukraine Russland KonfliktParlamenti në Tiraspol, kryeqytetin separatist të Transistrisë
“Paturpësitë e mëdha antiruse”

Zyrtarisht politika ruse dhe Gazpromi e hedhin poshtë, se grindja aktuale për gazin ka sfond politik. Por në javën e shkuar, Valentina Matvijenko, kryetarja e Këshillit të Federatës Ruse, numri tre në shtetin rus, shprehu zemërimin ndaj presidentes moldave. “Paturpësitë e mëdha antiruse” të presidentes moldave do të kenë pa dyshim ndikim në marrëdhëniet bilaterale, tha Matvijenko. Deklaratat e saj erdhën menjëherë pas takimit me presidentin moldav të parlamentit, Igor Grosu, ku u fol edhe për furnizimet me gaz.

Prej vitit 2007, Moldavia paguan për gazin rus një çmim që orientohet në vlerat mesatare të marrëveshjeve europiane afatgjata. Në kontratën që mori fund në shtator kjo nënkuptonte 150 dollarë për 1000 metër kubik gaz. Prej kësaj kohe Gazpromi kërkon papritur çmimin e tregjeve aktuale, tre herë deri katër herë më të lartë. Në kuadër të një marrëveshjeje provizore, Moldavia duhet të paguajë 800 dollarë për 1000 metër kubik gaz. Gazprom kërkon edhe 700 milionë dollarë borxhe nga e shkuara.

Shuma të mëdha janë zhdukur

Koncerni thotë, se bëhet fjalë për leverdinë ekonomike. Por Bjellorusia për shembull vazhdon të marrë gaz rus me 150 dollarë për 1000 metër kubikë. Qeveria moldave thotë se një çmim 200 deri në 300 dollarë është i pranueshëm. Edhe çështja e borxheve duket se ka dalë qëllimisht në pah. Firma që i ka borxhet, monopolisti i gazit, MoldovaGaz i përket në masë të madhe vetë Gazpromit. Nuk dihet qartë, se sa borxhe ka kjo degë bijë e Gazpromit tek koncerni mëmë. “Në të shkuarën tek MoldovaGaz janë zhdukur shumë të mëdha përmes mashtrimit dhe korrupsionit”, thotë Sergiu Tofilat. “Se kush i ka borxh kujt duhet që ta qartësojë një verifikim i zgjeruar tek Moldova Gaz. Por një audit të tillë të firmës nuk ka pasur asnjëherë.”

Javën e kaluar zëvendëskryeministrat moldavë, Andrei Spinu dhe Vlad Kulminski ishin në Rusi për një zbutje të konfliktit për gazin, dhe bisedimet nuk u zhvilluan vetëm me Gazpromin, por edhe me Dmitri Kozak, zëvendësdrejtuesin e administratës presidenciale të Putinit. Interesante është se Kulminski nuk është përgjegjës për çështjet e gazit, por për konfliktin me Transistrinë.

Që në konfliktin për gazin bashkënegociojnë Kulminski dhe Kozak, megjithëse nuk janë drejtpërdrejt përgjegjës, ka të bëjë edhe me ndërlidhjet jotransparente të tregtisë së gazit ndërmjet dy vendeve. Gazi rus shkon kryesisht në Transistrinë separatiste. Aty prodhon energji ndër të tjera centrali MoldGres, në pronësi ruse. Prej këtej furnizohet pastaj e gjithë republika moldave. Ky kompleks energjitik i padepërtueshëm është nën akuza për korrupsion.

Për shkak të situatës së komplikuar të furnizimit e konfliktit për gazin, në Moldavi janë shtuar zërat që kërkojnë kthesë radikale e çlirim nga varësia energjitike me Rusinë. “Neve na duhet të bëjmë gjithmonë përvojën se gazi rus përdoret si armë politike kundër nesh”, thotë politologu, Igor Botan. “Duhet që të nxjerrim më në fund mësime nga kjo. Prej kohësh duhet ta kishin diversifikuar furnizimin tonë me energji dhe ta kishim shtrirë në shumë degë.” /DW/



2 Comments

  1. Putini ky magjistari qe ne 24 ore dite ben gjithe keto gjera kunder demokracise. thotë:

    Pse e ben kaq te ngaterruar.
    Kjo presidentja eshte e sorrosit.
    Kur erdhi ne pushtet e ktheu me evropen.
    Putini ahere ja hoqi mbeshtetjen qe u jep te veteve dmth gazin e lire.
    Meqe kjo perralla “spot market price” e shpikur ne londer deshtoi. Spot market price dmth do shteti 10milione m3 gaz sot se eshte ftohte e ble sot me cmimin e tregut edhe mban rezerva 0 (!?). Keshtu gjithe evropa pjese e EU edhe majmunat e tyre ne lindje nuk blene gaz ne behar me cmim te lire qe ti mbushin depozita shteterore qe i kane nga 2-24 muaj rezeve po prisnin ti blinin me te lire tani ne mes te dimrit(!?). Spot price do prishte kontrata 10 vjecare te gazit nga rusia ky qe plani sipas EU.
    Perfundimi 1: pervec evropes qe po vuan (gjyanh se nuk e donte kete), po vuajne edhe baxhellat angelze (qe ja bene dhurate kete hall evropes) por edhe kurva si ukraina edhe moldavija.
    Shenim: Dje Polonia i shiti gaz Moldavise edhe EU i fali 50 milione euro. Sot polonia po i lutet rusise qe te shtoje me shume gaz ne tubin qe kalon nga polonia. Polonia eshte armiku me i madh i Nord Stream 2.
    Perfundimi 2: po vazhdoi keshtu jo ukrainen, moldavine e gjeorgjine qe putini mund i marri po te doje. Po edhe polaket do fillojne prape te mesojne rusisht.
    Shenim 1: I vetmi i lare eshte Orbani, kontrate gazi 10 vjecare me Putinin edhe plan per central nuklear me Rosatomin.
    Pyetje 1: Perse nuk i kthen centralet nukleare Gjermania qe te mos varet nga askush? Kjo enrgjia e gjelber doli nje vere ne uje. Gazi amerikan i premtuar shkoi ne Azi, po ashtu edhe gazi arab. Kurse gazi rus nuk po vjen se putini do te perdore Nord Strem 2 ama amerika do qe ai te perdore tubat e stalinit ne Ukranie.
    Pyetje 2: Pa enegji industria e rende edhe kimike gjermane nuk funksionon. Keshtu qe i bie qe fikja e centraleve nukleare dmth deindustrializmi i gjermanise. Kush perfiton nga kjo? Kina? Rusia? Apo ….
    Shenim 2: Vende leshi si Dubai bejne central nuklear me ndihmen e korese se jugut. Po ashtu Truqia me ruset, egjipti ne plan me ruset. Kina, Rusia, USA, India ndertojne edhe nuk i mbyllin perse duhet ti mbylle Gjermania?
    Pyetja 3: Kush e mori nje femije me te meta mendore si Greta Thumberg edhe e coi para OKB te ulerije njerezve te derguar atje nga gjithe bota? Si nuk doli njeri, nje burre me koqe ose nje femer me cica te ngrihej edhe te ikte edhe tu thoshte ta mbanin tragjikomedin ne shtepine e vet. Kush e vuri kete femije perfaqesue te 2 miliarde kalamajve te tjere se ne nuk kemi degjuar per zgjedhje e saj? Cfare di kjo nga ngrohja globale se edhe gjimnazin e la pergjysem?
    Shenim 3: Kjo eshte nje ndihme per pyetjen 1. Ne keto 30 vjet evropa ka humbur shume industri edhe tekonlogji kundrejt USA, edhe monopolet teknologjike e krijuara nga USA vazhdojne te tolerohen nga EU edhe kur ato spiunojne per llogari te sherbimeve sekrete te USA jo vetem populli por edhe udheheqesit e zgjedhure te evropes. Pra: Tesla ka nje vlere ne treg 1 trilion dollare. Sa makina ka shitur tesla vjet edhe sa prodhuesit evropiane? A e mbani mend ci punoi Tik-Tokut trumpi qe tua merrte me force kinezeve te vetmen rrjet social ku kinezet ua kalua amerikaneve? Po ZTE edhe Huawei si u flaken nga tregu amerikan megjithese kane shumicen e patentave 5G edhe pa ato patenta askush nuk ben dot 5G? Si i detyron amerika haleatet e vet ne evrope to mos blejne teknologji nga kine megjithe eshte me e lire edhe me e mire?
    Pyetje 4: Cfare i ngjau industrise se evropes lindore se keto 30 vjet? Sa pune bejne sot kantieret e Gandskut ne Poloni ku lindi solidarnosi qe rrezoi komunizmin? Sa pune bente industria e ndertimit te anijeve ne Ukranie para majdanit edhe sa ben sot?
    PERFUNDIM: gjithe keto perralla me putin e gaz kane vetem nje qellim te mbajne nen kembe evropen edhe tja heqin edhe industrite e mbetura edhe ta kthejne ne nje kontinent agrar nen cizmen e NATO-s.
    Sic ka thene Sekretari i pare i pergjithshme i NATO-s Lord Ismay (karabaxhelle angleze) : Qellimi i NATO-s eshte “te mbaje ruset jashte (evropes), amerikanet brenda edhe gjermanet nen cizme”. Per reference e keni anglisht me poshte.
    *NATO first Secretary General, Lord Ismay: NATO’s purpose is “to keep the Russians out, the Americans in, and the Germans down.”
    Shenim 4: Perendia u ka dhene mendje te mendoni, nqs keni nje koke orizi brenda saj perfundimet e tjera i nxirrni vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *