• |
ide | kryesore

Vetëplagoset me armë zjarri 60-vjeçari në Koplik, policia jep detaje

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 60-vjeçar është vetëplagosur këtë të shtunë me armë gjahu në këmbë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen Mehaj të qytetit Koplik. 60-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Shtetasi N.B., 60 vjeç, banues në lagjen Mehaj të  qytetit Koplik, ka shkuar për ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Shkodër, pasi dyshohet se aksidentalisht  në oborrin e banesës është vetëplagosur me armë gjahu në këmbë, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Nga veprimet paraprake hetimore rezultoi se shtetasi N.B., e kishte me leje armën e gjahut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *