• |
ide | kryesore

U përplasën nga autobusi, ndërron jetë çifti i bashkëshortëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
bashkeshortëve



Kanë ndërruar jetë në spital çifti i bashkëshortëve që një ditë më parë u përplasën nga një autobus duke udhëtuar me motorin e tyre në aksin Shkodër – Koplik. Adem dhe Sadije Sula morën plagë të rënda dhe nuk mundën të mbijetojnë edhe pse u transportuan me njëherë në spital.

Ata po udhëtonin me motor dhe janë përplasur nga një autobus që kthehej nga Mali i Zi të mbushur me pasagjerë nga Lezha, të cilët ishin për vizitë turistike. Si pasojë e përplasjes, çifti i bashkëshortëve Sula ka marrë dëmtime të shumta. Policia tha se po heton mbi rrethanat e aksidentit të rëndë me pasojë 2 viktima.

Po sot ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, Gjelosh Rushaj i cili u aksidentua të enjten në Dukagjin. Ai ishe duke u kthyer me kamionçinën e tij drejt Shkodrës nga fshati Plan i njësisë administrative Pult. Në një moment kamionçina u batua duke përfunduar në humnerë.

Ai është dërguar me anë të helikopterit në Spitalin e Traumës, por për shkak të plagëve të marra përkundër përpjekjeve të mjekeve nuk arriti të mbijetojë. Në nëntor të vitit të kaluar ai kishte humbur babain dhe vëllain, Pjeter dhe Jason Rushaj të cilët u përpinë nga lumi në zonën e Bogës në Malësi të Madhe. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *