• |
ide | kryesore

Jep dorëheqjen kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Pas humbjes në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, Zoran Zaev ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit, por edhe i kryetarit të Lidhjes Socialiste Demokrate.

Në një konferencë për mediat, Zaev u shpreh se është krenar për anëtarësimin e vendit në NATO dhe rezultatet në proceset integruese të Bashkimit Evropian.


“Përgëzoj kundërshtarët tanë për fitoren në këto zgjedhje. Unë marr përgjegjësinë për këtë humbje politike, përfshirë edhe rezultatet e këtyre zgjedhjeve. Jap dorëheqjen si kryeministër dhe kryetar i LSDM-së”, – deklaroi Zaev.

Ai tha se, do të qëndrojë derisa të krijohet një shumicë e re parlamentare. Po ashtu ai bëri të ditur se nuk do të ketë  zgjedhje të reja parlamentare.

“Mendoj se nuk duhet të ketë zgjedhje të reja. Na presin dy vite të shkëlqyeshme për punë dhe suksese ekonomike. Do ndihmoj gjatë kësaj periudhe që të riorganizohet një Qeveri e re”, tha Zaev.

“Do të qëndroj ende këtu, për aq kohë sa të jetë e nevojshme, për të ndihmuar në riorganizimin e qeverisë së re me një shumicë progresive, e cila ekziston dhe mund të rritet. “Unë si person jam pjesë e LSDM-së dhe mbetem në vijën e parë si anëtar i LSDM-së”, – ka shtuar Zaev.

Në krahun tjetër, kryetari i partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickovski tha më herët se “Zaev duhet të pranojë realitetin, të pranojë mesazhin e popullit dhe të largohet”.

VMRO-DPMNE-ja ka shpallur fitoren në rreth 20 nga 44 komuna sa u votua në balotazh. LSDM-ja e shpalli fitoren në 8 ndërsa 7 komuna tha se i ka fituar Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI). Lëvizja Besa fitoi 2 komuna, përfshirë edhe Tetovën, aq sa edhe Aleanca për Shqiptarë, e cila fitoi Gostivarin dhe Dibrën.

Qeverisja e Zaev

Kryetari i Lidhjes-Social Demokrate, Zoran Zaev, u zgjidh për herë të parë në postin e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut më 31 maj të vitit 2017 pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që ishin mbajtur në vitin 2016.

Ai erdhi në krye të qeverisë me votat e të gjitha partive politike shqiptare pasi LSDM në zgjedhje ishte mundur nga VMRO-DPMNE me rezultat të ngushtë, me vetëm 2 deputetë.

Gjatë këtij mandati Zaev mori përsipër vendime të rëndësishme, siç është ai me Greqinë për ndryshimin e emrit kushtetues të Maqedonisë së Veriut, e cila deri para Marrëveshjes së Prespës së arritur më 17 qershor 2018 quhej “Republika e Maqedonisë”.

Pavarësisht kritikave të shumta në opinion lidhur me këtë marrëveshje, por edhe negociatave më pas me Bullgarinë për marrëveshjen e fqinjësisë së mirë, që po ashtu konsiderohet si e dëmshme për interesat kombëtare maqedonase, Zoran Zaev fiton edhe zgjedhjet e rregullta parlamentare, që u mbajtën në qershor të vitit 2020.

Edhe në këto zgjedhje, partia e socialdemokratit, Zoran Zaev fitoi me rezultat të ngushë dhe ishin sërish partitë shqiptare, që i mundësoi formimin e Qeverisë së re.

Pas disfatës së partisë së tij në raundin e parë të zgjedhjeve lokale më 17 tetor kishte paralajmëruar dorëheqjen nëse partia e tij humb zgjedhjet në raundin e dytë, në veçanti në Shkup.

©LAPSI.al

23 Comments

  1. Ne vendet demokratike ky akt politik perkthehet si pergjegjesi, moral dhe qytetari. Jemi shume mbrapa maqedonise dhe duam te antarsohemi ne BE.

    1. BE eshte kthyer ne Afrike ndersa ti te can Karin me Be. Ik o kok loqe me keto perralla se kane shume vjet qe kane skaduar

      1. Mos ofendo kot. E shohin BE vetem nga televizori dhe i duket Parajse.
        Ne BE Korrupsioni, Krimi, Oligarkia dhe Monopolet jane sheshit, me kqe se ne Shqiperi por nuk guxon kush te flas per to.

    2. Iku nje sherbetor i ndyre i vampirit, kriminelit nderkombetar, kufomes Soros, marrte me vehte pederastet Vucic-Rama.

  2. YMER GELBAZA KELLIRA FRROK CUPI BATON HAXHIU DHE MUHAMET VELIU S’JU KA MBETUR GJE TJETER VETEM FUTJANI KARIN NE B EDI RAMES TANI NE TIRANE thotë:

    JUA PASKA DHJERE TAVOLINEN EDI RAMES DHE ALEXANDER VUCICIT

  3. Nje sorosian me pak ne udheheqje politike. Nga rezultati qe mori kuptoi qe smund te bente me lojra ne kurriz te bashkeqytetarve dhe vendit te tij. Gjithesesi kjo tregon pergjegjesi dhe maturi ne shoqerine meqedonase dhe eshte per tu pergezuar si standart.

  4. Boooo,iku open ballkani,nxito o lideri global mbase ja ndryshon mendjen zaevit se te iku open ballkani.
    Ky lideri i opozites ne MV nuk do ta fershellej me duket ,ti dogjen letrat dhe te mbeti derri mac.
    Sai squt ky basha more, nga e mori vesh qe Rames i kishte mbet derri mac ne dore,si ja shikojn letrat njeri tjetrit keta more,bile Lulibondin 700 milion Basha e dalloj qe larg dhe fap ngriti kartonin jeshil ,skishte cfar ti bente ishte me shpejtesi nderkombetare??

  5. Ore dakort me komentet negative per ket robin po ama duhet me fol drejt akt pergjegjshmerie jo si keta kurvat te ne qe e kan ngjit ne byth karrigen. Jemi mbrapa dhe nje cop Maqedonie vk kjo pune.

    1. Jemi duke te shkerdhyer motren o renato. Prit pak sa te heqim perzevativet dhe do te te vijme dhe ty, mos u shqeteso. Ne pritje , fillo beji masazh vrimes me glicerine , se do vuash me pak.

  6. Mosss! Po tani?! Na ngeli Ballkanistani kembe hapur! Vucic me kete mjekerbardhin tone, ti fusin nje gojore tani ne Beograd. Se kjo u ka ngel vetem.

  7. Iku nje sherbetor i ndyre i vampirit, kriminelit nderkombetar, kufomes se pakallur ne dhe Soros, marrte me vehte pederastet Vucic-Rama.

  8. akt i pergjegjshem po qe eshte shume larg nga aktet e kryeministrave tane, mjaftojme te kujtojme qe ish kryeministri Berisha ka humbur ne zgjedhjet lokale te 2007 e 2011 e ska dhene doreheqjen, Rama po te humbe zgjedhjet lokale me bindje te plote them qe sjep doreheqjen.

  9. Eshte e turpshme per ne si komb qe nje “muzhik” sllav na jep lexione njerzelliku .
    Per te dalluar nje fisnik nga nje plebej mjafton nje fjale , nje veprim apo nje xhest i thjesht .
    Jemi shume larg se qeni normal dhe vite drite larg se qeni te pergjegjshem dhe fisnik .

  10. sociologu Ergis Mërtiri ka mbajtur një qëndrim duke ju përgjigjur sulmit të të ndërmarrë nga ithtarë të Berishës ku në krye qëndron reparti ushtarak ZeniTV dhe Zeni.net të administruara nga mendimtari Çlirim Peka.Salihu vrau 26 njerez ne gerdec dhe 4 potestues me duar ne xhepa dhe nuk dha doreheqje sepse nuk e la sorosi ju shpellkare te saltores hani mut

  11. Ora 13.00 ,e hengri sufllaqen sot me mish ripjellje,te beft mire shko fli gjume dhe mendo per neser,suksese ne jete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu