• |
ide | kryesore

Trafikonte armë nga Maqedonia e Veriut, vihet në pranga 33-vjeçari në Prrenjas

Lajme, Të fundit
Goditi me sende të forta xhamat e një lokali, kapet agresori në Elbasan



Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi akuzohet se trafikonte armë nga Maqedonia e Veriut me qëllim shitjen. Në operacion janë sekuestruar 1 armë gjahu dhe 1 armë zjarri kallashnikov.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Border Crossing”. Evidentohet dhe goditet një rast i trafikimit të armëve nga RMV-ja në Shqipëri.

Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov dhe 1 armë gjahu. Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 33-vjeçari që dyshohet se ka trafikuar armët, nëpërmjet kufirit të gjelbër, me qëllim shitjen.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që dyshohet se trafikonte armë nga RMV-ja, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Elbasan, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizuan operacionin policor të koduar “Border Crossing”.

Gjatë operacionit, në fshatin Skroskë, u lokalizua shtetasi Sh. Ç., i cili kishte me vete, 1 armë zjarri kallashnikov dhe 1 armë gjahu. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ai i kishte trafikuar armët, nga RMV-ja në vendin tonë, nëpërmjet kufirit të gjelbër, me qëllim shitjen në Shqipëri.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. Ç., 33 vjeç, banues në Prrenjas, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të shtetasit Sh. Ç., si dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *