• |
ide | kryesore

Aksioni i fundjavës/ Arrestohen 28 shoferë makinash, hiqen 228 patenta dhe vendosen mbi 600 gjoba

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Polica e Shtetit njofton se ka ndëshkuar me gjobë plot 668 drejtues makinash në dy ditët e fundit.

Sipas njoftimit të policisë, konstatimi i shkeljeve të qarkullimit rrugor janë konstatuar makina inteligjente.

Gjithashtu, në të gjithë vendin, gjatë kontrolleve janë evidentuar dhe ndëshkuar 2342 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Janë pezulluar 223 leje drejtimi, nga të cilat 151 për shpejtësi mbi normat e lejuara, shumica e rasteve të konstatuara nga makina inteligjente, 61 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 11 për qarkullim në sens të kundërt.

Gjatë fundjavës janë arrestuar 28 shtetas, nga të cilët 21 janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur (me masë alkooli deri në 3 mg/l) dhe 7 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.



1 Comment

  1. Vazhdoni ju me show-n e patentave se aksidentet po shtohen çdo dite e me shume .
    Shtet showmenash , shtet fejsbuku , shtet kartoni ………propagand shtet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *