• |
ide | kryesore

Brad Pitt: Angelina Jolie i përdor fëmijë për vëmëndje

-Instant, Paparazzi, Slider



Edhe pse i dhanë fund martesës së tyre para pak vitesh, Angelina Jolie dhe Brad Bitt duket se akoma janë në një “luftë të hapur” mes tyre.
Së fundmi, si rrallëherë aktorja ka bërë disa dalje të shpeshta publike me fëmijët e saj, gjatë promovimit të filmit më të ri “The Eternals”.

Kjo gjë duket se nuk është pritur aspak mirë nga Brad Pitt, i cili mendon se ish-bashkëshortja e tij po i përdor fëmijët për të marrë sa më shumë vëmendje.
“Angelina po përdor fëmijët”, tha një burim i afërt me Pitt për The Post.
“Është e vështirë të kuptohet se si kjo sjellje është në interesin e tyre më të mirë. Brad kurrë nuk i nxjerr fëmijët publikisht dhe ai rrallë flet për ta.” Nga ana tjetër, njerëzit e afërt pranë Angelinës pretendojnë se fëmijët “janë shumë të pavarur, ata nuk bëjnë gjëra që nuk duan t’i bëjnë.”

Më herët, dyshja u përplasën sërish për një pronë luksoze që ata zotërojnë në Francë.

Bëhet fjalë për një vend ku ata i thanë “po” njëri-njëri tjetrin dhe lidhën jetët e tyre bashkë.
Sipas mediave të huaja, Jolie u akuzua se do t’i shesë aksionet e saj, por pa lejuar që ish-bashkëshorti t’i blejë ato.
Nga ana tjetër, Pitt pretendoi se kjo është një përpjekje e Angelinës për të shmangur detyrimet ndaj tij pasi thuhet se ata kishin rënë dakord më parë që t’i jepnin njëri-tjetrit mundësinë për të blerë pronën nëse njëri prej tyre vendos të heqë dorë.
Tanimë vendimi është marrë dhe mosmarrëveshja më e fundit ligjore midis dyshes mbi pronën në Francë është zgjidhur.
Aktores do t’i lejohet të shesë aksionet e saj në kantinën e verës dhe zonën përreth, ku u martua me Pitt, tek një palë e tretë.
Sipas mediave të huaja, aktorja është e lirë të menaxhojë pronën e saj pas një marrëveshjeje midis dy palëve, dhe jo pas një vendimi të ri të gjykatës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *