• |
ide | kryesore

Aksion anti-drogë në Lezhë/ Të shtëna me armë, disa të arrestuar (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Të shtëna me armë dhe disa të arrestuar. Kështu përshkallëzoi një aksion i policisë në Lezhë, në hyrje të superstradës në drejtim të Laçit, ku blutë kishin ngritur një postbllok pasi kishin informacion se një makinë po transportonte drogë.

Sipas informacioneve që kanë rrjedhur në media, pasi janë ndaluar nga policia, njeri prej personave në makinë ka tentuar të largohet, por është neutralizuar nga policët te cilët qëlluan me armë ne ajër gjatë operacionit.

Personat e arrestuar po merren ne pyetje ne lidhje me ngjarjen. Pritet analizimi i kanabisit që u gjet në makinë dhe të identifikohet pronari i saj. ©Lapsi.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *