• |
ide | kryesore

“E kisha ndarë mendjen që do ta godisja në mes”: Çekiçi tregon momentin që vendosi ndeshjen

-Instant, Sport



”Jam shumë i lumtur me dhe për golin e pare. Mendoja që stadiumi do të ishte plot, por për fat të keq stadiumi ishte pa tifozë. Eliminatoret e tjera duhet ti nisim nga kjo pike pasi e dimë çfarë jemi në gjendje të bëjmë. Na duhej 3 pikëshi për të na kthyer mentalisht, dhe për të bashkuar grupin”. Cekici vendosi ndeshjen me penalltinë e minutës së 73 që i dha kuqezinjve suksesin 1-0 kundër Andorras: “E kisha ndarë mendjen që do të gjuaj në mes, edhe Reja para ndeshjes më tha të gjuaja penalltinë dhe i thashë që në qoftë se do të ketë penallti në ndeshje do ta gjuaj në mes”. Pogradecari shpjegoi edhe vështirësitë që hasi Shqipëria kundër andorranëve: “Andorra dhe ekipeve të tjera i ka hapur probleme, duan të jenë agresivë. Ne krijuam raste, nëse do të vinte goli më herët do të shënonim më shumë por rëndësi ka 3 pikëshi”.

HOXHALLARI: NDESHJE ME ANDORRAN DO TA MBAJ MEND

“Është një ndeshje që do të mbahet mend, ishte ndeshja e parë si titullar për mua, fituam dhe morëm 3 pikët dhe thyem rekordin me 18 pikë që nuk ishte bërë ndonjëherë më parë”. Erion Hoxhallari, një nga dy lojtarët e Superiores në kombëtare është tepër i lumtur për prezantimin e tij nga minuta e parë me fanellën kuqezi: “Gjithmonë kam qenë i gatshëm për Kombëtaren, por dy ditë para ndeshjes na komunikoi që do të isha në formacion dhe e prita shumë mirë. Mbrëmë në darkë e kam bërë gjumin gjysmë” u shpreh mbrojtësi.

STRAKOSHA: PENG GJITHË JETËN NDESHJA ME ANGLINË

“Jam i lumtur gjithmonë kur luaj me Kombëtaren, ndeshja e parë nuk shkoi mir. Andorra dhe maksimumin por s’është në nivelin tone, nuk luajtëm aq mire por të mbaronim ndeshjen sa më shpejtë. 18 pikë nuk janë bërë kurrë dhe duhet ta kapim nga kjo gjë pozitive. Megjithatë, para disa viteve ishte më e vështirë të pësonim gola, tani i pësojmë më lehtë”. Thomas Strakosha bën një analizë të shpejtë të situatës, duke tentuar ta shohë gotën gjysëm plot, pavarësisht se ajo humbje me Anglinë ka shenjuar jo pak këto eleminatore: “Besoj se për vendin e dytë nuk kishim asgjë më pak se Polonia. Peng gjithë jetën time do të jetë ndeshja me Anglinë, hymë në fushë me shumë frikë dhe bëmë gabime nga ana taktike, dhe do të më ngeli peng gjithë jetën” tha portieri i Lazios, që është në qendër edhe të merkatos: “Asgjë nuk është e vërtetë për merkaton, jam i përqendruar te Lacio jam profesionit dhe do të respektoj fanellën me Lacion. Më mungon vazhdimësia, e kuptoj e ndjej, dua të kap vendin si titullar dhe të shoh pastaj çfarë do të ndodhë”.

ROSHI: TË HARROJMË NDESHJEN ME ANGLINË

“Duhej të ishim të kujdesshëm, krijuam shumë raste, shënuam 1 herë, mund të shënonim më shumë. E rëndësishme janë 3 pikët dhe kaq”. Odise Roshi ka bërë një tjetër përfaqësim pozitiv me kombëtaren, pavarësisht se mundësitë nuk kanë qenë aq të shumta, për shkak të skemës së përdorur nga kombëtarja: “Personalisht e dini që unë jap 110% në fushë, si 1 minutë si 90 minuta. Luajtëm me shumë mungesa dhe e dinim që do të ishte ndeshje e vështirë. Kemi vuajtur edhe atje, por për këtë ekip duhet respekt. Kemi arritur një rekord 18 pikësh, nga vendi i dytë na ndau vetëm ndeshja me Poloninë. Shqiptarët ta harrojmë ndeshjen me Anglinë, ky grup është rritur shumë dhe duhet pasur respekt”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *