• |
ide | kryesore

Plas grushti në Kamëz, dy shoferët zbresin nga makinat dhe nisin sherrin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një konflikt mes dy shoferëve të dy automjeteve ka ndodhur pasditen e sotme në bulevardin “Nënë Tereza” në Kamëz. Nuk dihen ende shkaqet e këtij sherri. Policia ndodhet në vendin ku ka ndodhur ngjarja dhe po punon për të sqaruar rrethanat e saj.

“Me datë 18.11.2021, rreth orës 17:10, te bulevardi “Nënë Tereza” në Kamzë, janë konfliktuar drejtuesit e dy mjeteve, shtetasi I. I., 23 vjeç dhe drejtuesi i mjetit tjetër ende i paidentifikuar.

Nga shërbimet e Policisë po punohet për identifikimin e drejtuesit tjetër që është larguar nga vendngjarja. Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit”, njofton policia.



1 Comment

  1. Te kujtojme qe parakalimet e shpejta dhe shikimet venger pas timonit, ca më pak edhe gervishtjet e makinave, NUK jane më ‘motivet te dobeta’!!!!

    Ato tani duhen klasifikuar si motive te shendosha te llumit social!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *