• |
ide | kryesore

Rritja e aplikimeve për azil, Basha: Masakra e 25 prillit nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shprehur shqetësimin lidhur me aplikimet për azil, ku sipas raporteve të fundit, Shqipëria mban vendin e parë në rajon.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se rritja e aplikimeve për azil dëshmon edhe njëherë se masakra e 25 prillit nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët.

Kryedmeokrati ka vënë sërish theksin te vettingu në politikë, duke nënvizuar se fundi i kësaj katastrofe kombëtare, kërkon një përballje frontale me korrupsionin.

“Me përjashtim të një lufte civile, një nga arsyet madhore pse njerëzit largohen nga vendi i tyre është korrupsioni. Rritja e aplikimeve për azil në vendet e BE-së dëshmon edhe njëherë se masakra e 25 prillit nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët.

Fundi i kësaj katastrofe kombëtare, kërkon një përballje frontale me korrupsionin, duke thyer bashkëpunimin mes politikës, krimit dhe oligarkisë, që ka shkërmoqur demokracinë dhe po mbyt të ardhmen e ?? duke e bërë të pajetueshme për familjet shqiptare. #vettingnëpolitikë,” shkruasn Basha.



3 Comments

  1. Te ka dale gjumi vone !
    Leri keto,me gjasme,si çdo gje qe ben ne jeten tende,te peshtire !
    Jep doreheqjen e kafshoje ramen per qejfin tend se kur kafshon ti e di ai ?!?!?!?!.!.!.!

  2. Si ore nuk zgjidh, ikin e shpetojne koken dhe te ardhmen, ajo qe digjet eshte Shqiperia me Shqiptar e mbetur brenda.

    Por dhe kjo ka zgjidhje, te gjithe emigrantet e botes do ti sjelli Amrika, Anglia, Gjermania, Greqia, Romsi me mbush vendin bosh.

    Llulli, mos u merzit se do te beje Amrika birin e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *