• |
ide | kryesore

Berisha: Rama ekzekuton shpresat e shqiptarëve, Basha është bërë varrmihësi i tij

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-lideri i PD-së, nga Mati nuk i ndal akuzat nga kreut aktual të opozitës Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama. Berisha u shpreh se ndërsa Edi Rama ekzekuton çdo ditë shpresën e shqiptarëve, Basha është kthyer në varrmihësin e tij.

“Shqipëria nuk është më një vend që ngjall shpresë, por ikin. Në rast se Edi Rama ekzekuton shpresën çdo ditë, Lulzim Basha është bërë varrmihësi i saj sepse nuk ngjall shpresë, sepse atij nuk i besojnë. Dhe nuk i besojnë jo se nuk duan t’i besojnë demokratët, ata kanë dashur 1000 herë t’i besojnë atij, e kanë mbështetur dhe kanë bërë gjithçka pavarësisht se ai nuk ishte në lartësinë e duhur. Të gjitha këto kanë pasur një çmim të shtrenjtë. Edi Rama, kryeministri më i zi në historinë e Shqipërisë pas Enver Hoxhës merr mandatin e tretë.  Sot i drejtohem të gjithë atyre që kanë ndërgjegjie dhe kanë një formim politik. Nga viti 2009 dhe deri sot PS nuk ka njohur votë. Ngrihet ministri apo ministresha në mëngjes i thotë krushka apo e ëma se je emërua ministër pa ditur gjë fare ai. Ky njeri që zhduku votën në parti, zhduku votën në shoqëri. Në 2017 ky dhunoi masivisht, por shumë herë më tepër në 2021 ai përdori për herë të parë metodat famëzeza të shtetit të patronazhistëve. Në 2021 përdori si kurrë më parë para nga buxheti i shtetit, 130 milionë euro u disbursuan. Edi Rama përdori bandat të cilat ushtruan terror të në 4 anët e vendit. Pasi i rrërmbeu votën peng kryetari në vend që të na ftonte të dilnim në shesh t’i thoshim Ramës që s’ke për ta gëzuar kurrë votën, u mbyll një javë në shtëpinë e tij. Doli i zgjuar për të vrapuar pas karriges së tij. Lulzim Basha i ke borxhe të jashtëzakonshme demokratëve të Shqipërisë”, tha Berisha



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *