• |
ide | kryesore

Çadrat e vaksinimit hiqen nga Tirana pas dy ditësh

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vaksinimi në sheshin “Skënderbej” zhvendoset pranë qendrave shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e cila bën të ditur se shërbimi i vaksinimit pranë pikës së përqendruar në sheshin “Skënderbej” në Tiranë do të transferohet pranë qendrave shëndetësore si dhe pikës së vaksinimit të përqendruar në stadiumin “Air Albania”.

“Duke filluar nga dita e enjte, datë 25 Nëntor, ekipi i vaksinatorëve dhe mjekëve do të jetë në shërbim pranë qendrave shëndetësore si dhe në Stadiumin “Air Albania”, aty ku do të vijojë ÇDO DITË vaksinimi antiCOVID.

Vaksinimi anticovid është i hapur për fëmijët 12-15 vjeç me frenim të imunitetit si dhe për çdo qytetar mbi 16 vjeç. Aktualisht po kryhet edhe doza e tretë e vaksinës antiCOVID, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.”- thuhet ndër të tjera në njoftim.



1 Comment

  1. Normal, se e kerkon lali Eri te zbukuroje qendren e Tiranastanit. Duhet sa me shume gezim e hare per bagetine. Ndryshe nuk shpohen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *