• |
ide | kryesore

Makina përplas këmbësoren të stacioni i Trenit në Durrës, 64-vjeçarja me urgjencë në spital

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë stacionit të trenit në Durrës. Një automjet tip “Benz” ka përplasur një këmbësore nga Fushë Arrëzi e cila është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Tashmë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të saj.

“Më datë 23.11.2021., rreth orës 07:45 në lagjen Nr. 4 Durrës, te stacioni i trenit mjeti tip “Benz” me drejtues mjeti shtetasin G. A, 57 vjeç., ka goditur shtetasen këmbësore, L. F., 64 vjeçe, banues në Fushë Arrëz, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekeve ne spitali  e Durrësit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, bën me dije policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *