• |
ide | kryesore

Berisha: Ramën, Bashën dhe gurin do t’i rrokullis të tre!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sali Berisha komentoi nga Kurbini edhe deklaratën e Edi Ramës i cili tha një ditë më parë se ish-kryeministri ka në qafë një gur të rëndë.

Gjatë ‘Foltores’ me demokratët, Berisha u shpreh se Basha është figurë e dashur për PS gjë të cilën e treguan edhe sondazhet e fundit, ndërsa kujtoi edhe deklaratën e Ramës se Luli është çun i mirë.

“Lulzim Basha është shndërruar në një figurë të dashur për PS-në. E thonë tellallët e saj që dalin nëpër ekrane se drita e ‘Foltores’ i verbon ata. E thotë me gojën e tij vetë Edi Rama i cili në mënyrë të përsëritur i thoshte se, problem kam Sali Berishën, por ky është çun i mirë dhe merrem vesh. Edhe mbrëmë kreu i ‘Meduzës’ deklaronte se midis Bashës dhe Berishës, natyrisht Berisha e ka të rëndë në qafë. Edvin, bashkë me Bashën dhe gurin, të tre do t’ju rrokullis, je i pashpresë.

Votuesit socialistë në sondazh thanë se 30% e tyre ndjehen më afër me Lulzim Bashën. Zgjedhësit demokratë vetëm 24% e tyre ndjehen me Bashën. Ndërsa anëtarët e PD, vetëm 7% e tyre ndjehen më afër me Lulzim Bashën. Beteja jonë është që këto ditë, deri në 11 dhjetor, kjo 7% të bëhet 0.2%”, tha Berisha.



5 Comments

  1. Ishalla e rremben ti ata parti. Ateher do shohim gallat me demokratet. Se jan mprehur te shkretet se me ty do vin ne pushtet. Harrojn te shkretet se ai aty ka qen gjat gjith kesaj kohe. Luli ishte thjesht nje kukull. Eshte cinike ta thuash, po e verteta duhet then. NUK KA TE ARDHME, PD PO I VETE GREMINES ME VRRULL. E vetmja shpres eshte nese del dikush i pa varur prej ketyre te dyve. Nuk mund ta besoj qe nder mijra demokrat. Qenka vetem nje plak me damk, dhe nje idiot qe su be asnje dite burre.

  2. Janë interceptuar disa biseda të tij me ish- kryeministrin e Kosovës në atë kohë me Bujar Bukoshin, ku flitej për të siguruar 300 a 400 të armatosur të cilët duhej të vinin në Tiranë. Berisha është përgjuar të flasë edhe me një personazh tjetër i cili nuk është identifikuar, por mendohej se ishte shqiptar nga Mali i Zi, i cili kishte një ton urdhërues ndaj Berishës. Pak ditë pas grushtit të shtetit ai i thotë në një bisedë Berishës: mjaft, lere tani këtë punë. Fakt është që menjëherë mbas kësaj bisede u tërhoqën u terhoqën njerezit e armatosur në PD dhe dorëzuan edhe tankun rus T 54

  3. Sufllaqet “on fire””. Po ckeni mo sufllaqe qe merakoseni kaq shume per PD-ne? Ju duhet te jeni te lumtur qe PD-ja po “shkermoqet”. Po ju dhimset Basha me shume se Ramazani kshu si papritur:)))).
    Ai Saliu i keq do ti qij baxhellen Ramazanit, regjimit te tij narco dhe ju blowjob-sa te Paulinit!

  4. Nje gje duhet te kuptohet njehere e mire nga gjithe populli shqiptar.Nje shtet qe nuk ka opozite nuk mund te ndertohet me parametra evropiane.Si socialiste apo dhe demokrate vendit i duhet nje opozite e forte perndryshe te ngjan me sistem komunist.Problemi eshte qe nuk kemi politikane por hajdute,matrapaze,kriminele,ordinere, kurvar dhe kurvare, qe na kan shkaterruar si komb ne te dyja anet si PD ashtu dhe PS,Per kete sherbim qe po na bejn keta maskarenj kemi qe 30 vjet qe vazhdojme te emigrojme jashte vendit ne shifrat me te larta ne baze te numrit te popullsise.Gjysma e popullsise shqiptare eshte ne emigrim dhe besoj se ne Shqiperi nuk kan ngel as 2.5 milion banore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *