• |
ide | kryesore

Fotolajm/ Zbulohet “amortizatori” i luftës brenda llojit në PS e Fierit

-Instant, Arkiva, Syri i Lapsit

Largimi i Taulant Ballës nga dega e PS së Elbasanit u pa si një formë ndëshkimi që i erdhi nga Rama për faktin se ai theu rekord votash personale në 25 Prill duke tejkaluar shefin dhe duke u treguar i papërmbajtur në dëshirën për pushtet.
Por kjo nuk do të thotë se Rama nuk i shfrytezon aftësitë që ka treguar Balla për të menaxhuar një qytet të nxehtë si Elbasani, ku roli i bandave ka qenë përherë thelbësor për “reformat” që ndërmerr qeveria.
Edhe në Fier, ai ia ka dalë të vendosë ekuilibrat mes Petro Koçit në njërën anë dhe Armando Subashit në anën tjetër, siç duket në foton lart, të shkëputur nga një mbledhje partie. Balla është ulur në mes të dyve, si një lloj amortizatori i përplasjes mes klaneve të PS së Fierit, që siguron fikjen e zjarrit në luftën për pushtet.


Pak kohë më parë, Petro Koçi denoncoi publikisht në media dhe pastaj në SPAK kapjen e financave publike nga krimi në këtë qytet. Por që kur Balla u paraqit si i dërguari i partisë, sherrnaja është mbyllur dhe akuzat janë harruar, duke i rikthyer PS së Fierit imazhin e një force progresiste, siç i ka hije Rilindjes.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu