• |
ide | kryesore

Jesy Nelson konfirmon romancën me yllin e “Emily In Paris”

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja e famshme, Jesy Nelson së fundmi ka konfirmuar romancën me aktorin e njohur të “Emily In Paris”, Lucien Laviscount, pasi u fotografuan duke u përqafuar e duke dhuruar puthje me njëri-tjetrin në Londër. 30-vjeçarja dukej mjaft e lumtur teksa po bënte një shëtitje nëpër kryeqytetin anglez me të dashurin e saj të ri.

Ndërkaq, Jesy pak ditë më parë lajmëroi në rrjetin e saj social Instagram se ishte infektuar me COVID-19. Ajo bëri me dije gjithashtu se do të mungonte edhe në një emision radiofonik në Birmingham të Mbretërisë së Bashkuar. Në një deklaratë të dhënë së fundmi gjithashtu, ish-anëtarja e grupit më të njohur dhe më të dashur sidomos për adoleshentët dhe të rinjtë, ka marrë një vendim. Nelson ka paralajmëruar se do të kufizojë kohën në mediat sociale për shkak të frikës nga ‘trolling’, një lloj komunikimi provokues në procesin e dialogut virtual. Vlen për t’u përmendur se Leigh-Anne Pinnock, Perrie Edwards dhe Jade Thirlwall po planifikojnë që të vazhdojnë dhe të punojnë për projektet e tyre solo. Sipas ‘The Sun’ grupi ka negociuar në heshtje për mënyrën e menaxhimit të ri dhe regjistrimin e marrëveshjeve, por mund të ndodh që të vendoset dhe që të shkohet në një pauzë të pacaktuar. Theksojmë se Nelson do të performojë në “Jingle Bell Ball” të Capital FM me datë 11 dhjetor, ku do t’i bashkohet edhe yjeve të tjerë si Justin Bieber, Coldplay, Clean Bandit dhe Jax Jones.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *