• |
ide | kryesore

Manja: Grup pune shkeljet nga bashkitë, Gjykatat Administrative kanë marrë kompetencat e kryebashkiakëve

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja komunikim këtë të  mërkurë ka bërë publik dhe rastet që janë marrë në shqyrtim deri më tani nga Njësia Antikorrupsion. Manja ka thënë se njësia Antikorrupsion po verifikon dhënien e një leje ndërtimi në rrugën e Rinasit, pa u përmbushur kushtet.

“Kemi ngritur një grup për shkeljet nga bashkitë të planifikimit të territorit, sidomos në zonat bregdetare. Gjykatat Administrative kanë marrë kompetencat e kryebashkiakëve, duke rivendosur në afat leje zhvillimore, të cilat janë vite me vonesë nga planifikimi. Rivendosja në afat e lejeve të ndërtimit të skaduara nga gjykatat, kur ato janë refuzuar nga bashkitë janë të patolerueshme. Do të investohem personalisht për të vënë në lëvizje autoritetet përgjegjëse”, tha Manja.

Ministri i Drejtësisë bëri publike 5 raste në total, 3 prej të cilave në Kadastrën e Durrësit, në të cilën, tha Manja, ka edhe raste te reja. Ai bëri publikë edhe dy raste të tjerë, ku një nëpunës në doganën e Korçës, ka arritur të bëhet pjesë e saj përmes dokumenteve shkollore të falsifikuara. Ndërsa rasti i fundit është evidentuar në Drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor, për të cilin Manja sqaroi se bëhej fjalë për një rast ryshfeti.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *