• |
ide | kryesore

Pas kthimit nga Moska, mediat ruse zbulojnë se Vuçiç do të blejë armë të reja nga Putin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Serbia do të blejë armë të reja të prodhimit rus, Pantsyr, njoftoi të enjten ministri i brendshëm serb Aleksandar Vulin, shkruan agjencia ruse e lajmeve, Tass.


Pas kthimit nga Moska të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, mediat ruse kanë zbuluar se Vuçiç do të blejë armë të reja nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.


“Ne kemi marrë Kornets [sistemet e raketave antitank]. Ne kemi marrë tanke, transportues të blinduar të personelit dhe po blejmë Pantsyr të rinj, gjithçka që kemi rënë dakord me ju po zbatohet”, tha Vulin gjatë bisedimeve me ministrin rus të mbrojtjes Sergej Shoigu.

Intensifikimi i bashkëpunimit ruso-serb kundër shtetësisë së Kosovës dhe stabilitetit e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, mund të ketë ndodhur gjatë vizitës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiç në Moskë dhe takimit të tij me presidentin rus, Vladimir Putin më 25 nëntor.

Ky është përfundimi i një hulumtimi të kryer nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) i prezantuar në Prishtinë më 3 dhjetor.

Sipas KIPRED-it, stagnimi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, krijoi terren të mirë për Rusinë për të intensifikuar luftën diplomatike kundër Kosovës. Kjo luftë, sipas hulumtimit, po bëhet për rrënimin e përpjekjeve të Perëndimit për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme ndaj mosmarrëveshjeve midis dy vendeve fqinje./express

9 Comments

  1. Shum mir ben qe i ble nga te doje. kujt duhet ti mari doren? na cat kaptinat. Shifni halen tuj qe ju la enveri me ushtri e jeni vetem me bishtalecin e xhackes. shqiptar llapaqener pa b…k ne b..th.

  2. Keta jane barbaret….
    Pse nuk fokusohet sorra me keta???
    Meret DASH me jargavitjet e ramutit dhe me breket tanga te fik kurvit!
    Keto kopuket barbaro-sllave po minojne i vene zjarrin bombardojne perendimin dhe rendin e botes se qyteteruar.
    Doktor Berisha eshte nje Admiral????? i NATOs dhe armik i betuar i ketyre xhelateve nga Uralet.

  3. Serbia po blen mdeshtetjen e Putin por me shume te SHBA duke blere armatime nga te dyja shtetet, here me shume te njera e here te tjetra. BE hesht se ka interesa te saj nepermjet korrupsionit qe mbjell ne rajon. E thene troç perendimit nuk i rruhet shume per Shqiperi e Kosove, shofin miliardat dhe vetem intereat e tyre te ngushta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu