• |
ide | kryesore

Dalin në ankand veshjet e filmit ‘House of Gucci’

-Instant, Paparazzi, Slider



Të gjithë po flasin për “House of Gucci” dhe të gjithë ata që janë fiksuar me filmin e famshëm mund të kenë një copëz nga ai në gardërobën e tyre, madje duke mbështetur një kauzë të madhe. Veshjet e skive të veshura nga Adam Driver dhe Lady Gaga tani janë në dispozicion për ankand në Christie’s. Dhuruar nga Driver dhe Gaga, ankandi mbështet Shoqatën ELA – një organizatë jofitimprurëse evropiane që ndihmon në luftimin e leukodistrofisë, një gjendje e rrallë gjenetike dhe shpesh fatale e trurit që prek fëmijët, të miturit dhe të rriturit.

Të përfshira janë kostumi i skive i personalizuar i Driver, i dizajnuar nga Peuterey Luxury Skiwear, një golf me thurje Arran dhe çizme Sorel të veshura me gëzof krem. Ndërsa veshja e jashtëzakonshme e Gaga-s përfshin një xhaketë vintage Gucci, golf të zi kashmiri, pantallona të bëra me porosi, çizme Sergio Rossi, rrip Gucci vintage, kapelë me gëzof lepuri dhe bizhuteri të personalizuara Pikkio Bijoux.

Oferta për kostumin e Driver fillon nga 2,000 euro, ndërsa e Gaga-s fillon me 4,000 euro, të dyja vlerësohet të shiten për mbi 10,000 euro. Ankandi tani është i hapur dhe mbyllet më 14 dhjetor 2021.

Për shkak të fushatës Academy Award të “House of Gucci”, pjesët nuk do të jenë menjëherë të disponueshme për blerësit, ndërsa bëjnë turneun e tyre, por do të dërgohen tek ata në fillim të vitit 2022.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *