• |
ide | kryesore

Të akuzuar për vepra të ndryshe penale, 5 të arrestuar në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



5 persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës dhe 11 të tjerë janë proceduar penalisht të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Policia bën me dije se mes të arrestuarve është dhe një person i shpallur në kërkim për vjedhje i cili është kapur në Rinas. I arrestuari është Bledar Daci 25 vjeç.

Gjithashtu të arrestuar janë persona të akuzuar për dhunë në familje dhe për shitje të lëndëve narkotike.

“Vihen në pranga 5 shtetas, 1 prej tyre i shpallur në kërkim, si dhe procedohen penalisht 11 shtetas të tjerë, për vepra të ndyshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit Bledar Daci, 25 vjeç, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 5 vite burgim për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

—-

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. A., 33 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

—-

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. R., 33 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje.

—-

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. M., 22 vjeç, pasi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka aksidentuar shtetasen S. K., 72 vjeçe, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

—-

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 65 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

—-

U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit:

– F. M., 19 vjeç; R. C., 35 vjeç; D. B., 16 vjeç dhe F. T., 15 vjeç për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

– A. M., 44 vjeç dhe E. H., 50 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”;

– A. A., 23 vjeç, për veprën penale “Kanosja”;

– N. M., 27 vjeçe, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit së rendit publik”;

– G. Gj., 67 vjeç dhe E. Sh., 30 vjeçe, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”;

– K. B., 38 vjeçe, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

—-

Më datë 09.12.2021, rreth orës 19:30, në një kontinier në rrugën “Filip Janko”, kanë vjedhur disa vegla pune. Po punohet për kapjen e autorit/ve”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *