• |
ide | kryesore

Raportimi në VOA/ Berisha e sfidoi hapur, Basha më i ashpër se ndonjëherë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zoti Berisha dhe mbështetësit e tij u shfaqën sot pas mesditës në selinë e Partisë Demokratike. Një akt i hapur sfide, që pritej dhe ishte paralajmëruar nga zoti Berisha, i cili kishte përsëritur disa herë se selia e partisë është e demokratëve.

Që në hyrje zoti Berisha saktësoi se ai dhe anëtarët e Komisionit për rithemelimin e partisë, strukturë e miratuar nga Kuvendi për të drejtuar partinë deri në zgjedhjen e strukturave të reja drejtuese, ishin aty për të zhvilluar një takim. “Në zyrën e Bashës ne nuk kemi punë. Sot ne vijmë këtu për të bërë një mbledhje”, – deklaroi ai.

Në Kuvendin e para dy ditëve delegatët votuan duke i konsideruar të pavlefshme strukturat aktuale të Partisë Demokratike. Të gjithë anëtarët e Komisionit, shoqëruar dhe nga mbështetës të tjerë, u ngjitën në katin e dytë, duke hyrë në një nga sallat e mbledhjes, ndërsa përballë tyre, në një sallë tjetër, zoti Basha po zhvillonte një tjetër takim pune me grupin për zgedhjet në Forumin rinor.

Mbledhja zotit Berisha me Komisionin e Rithemelimit nuk zgjati shumë. Pas saj, ish-kryeministri shpjegoi se ishte diskutuar për përgatitjet e referendumit të thirrur prej tyre në datën 18 dhjetor, datë në të cilën zoti Basha ka thirrur Kuvendin e partisë.

Referendumi kërkon mbështetjen e anëtarësisë së partisë për vendimin e marrë nga Kuvendi i së shtunës së kaluar, për shkarkimin e kryetarit Basha. Zoti Berisha i kërkoi kryetarëve të degëve që të vënë në dispozicion selitë e partisë për referendumin.

“Kryetarët e degëve që nuk e kanë ndarë ende mendjen, selitë e tyre t’i vënë në dispozicion të anëtarësisë për referendumin. Kurrë, s’mund të mendojë kush se selitë e partisë janë shtëpitë apo apartamentet private të drejtuesve”, – tha ai.

Më herët gjatë ditës, Partia Demokratike njoftoi se kishte kallzuar në Prokurorinë e posaçme SPAK, tre deputetë dhe dy sekretarë nën akuzën e “Falsifikimit të vulave, stampava dhe formularëve”, duke qenë se ata ishin ndër organizatorët e Kuvendit të thirrur nga zoti Berisha, nën simbolet e PD-së.

Ish-kryeministri e sulmoi ashpër për këtë akt. “Një veprim të tillë e bën një njeri që nuk ka as besë, as ligj. Një besë prerë që vërsulet ndaj kolegëve të tij, drejtuesve, në të gjitha mënyrat”, u shpreh ai.

Mbrëmë Këshilli Kombëtar i thirrur nga zoti Basha votoi për shkarkimin nga funksionet, të kryetarit të Këshillit Edi Paloka, 4 sekretarëve dhe disa anëtarëve të kryesisë, ndërsa miratoi një rezolutë e cila i konsideronte nul vendimet e Kuvendit të thirrur nga zoti Berisha.

Kryetari demokrat Lulzim Basha, reagoi me tonet më të ashpra të përdorura ndonjëherë ndaj zotit Berisha, duke i kujtuar atij të kaluarën si ish-anëtar i Partisë Komuniste para vitit ’90, apo dhe trazirat e vitit 1997.

“Sot është kohë të dënojmë me ashpërsinë më të madhe aktn e një njeriu marrëzia e të cilit nuk ka fund në përpjekjen për karshillik ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës., në egoizmin për të marrë peng Partinë Demokratike dhe demokratët, dhe për të mbivendosur vullnetin e tij, hallet e tij personale, interesit e tij dhe familjes së tij, familjes tonë të madhe politike”, – deklaroi zoti Basha, duke nënvizuar se “sot shenjë e qartë e ndarjes së plotë e të pakthyeshme me Sali Berishën dhe pjesën tij të errët të historisë”.

Sipas tij “kjo që ka parë çdo shqiptar sot është pamja e një humbësi i cili mundohet të shfaqet si fitimtar, në fakt gjithçka që ka bërë sot ka treguar se humbja e tij është pa kthim, është rruga që ai ka zgjedhur. Sali Berisha ka treguar me ato që ka bërë sot se kur vjen puna për interesat e veta, nuk ka as erz dhe as burrëri. Është një burracak i cili si një ish komunist i vjetër , me propagandë, me mashtrim edhe gënjeshtra, është gati të thërrmojë e të shkatërrojë gjithçka, edhe fëmijën e vet politik, Partinë Demokratik, vetëm e vetëm për interesin e tij personal”. /VOA



5 Comments

  1. Meqe eshte burracak, nuk e kuptojme pse duhet nje ushtri injorantesh nga Amerika me Eskobar e Kim,te Rama e Basha????

  2. O ish-kryetar i PD, tashmë ti je demaskuar plotësisht çfarëdo që të bësh, edhe sikur të të mbajnë me paterica në pushtet. Ti je kartë e djegur, si vëllai jot Rama. Njerzit nuk të besojnë më!

  3. Zorra e by..thes po i del Saliut kete muaj.
    Cohet plaku 77 vjec nga halli te shpetoje kalamajte nga Burgu.
    Kenaqem kur e shikoj keshtu……., nje njeri i vogel, i ndryshkur…Te besojne salihun o shpellkar e malok bythqire Miri

    1. Ja u prishi qetësinë Berisha, ë qelbësirë e kuqe??!! Ju ka nxjerr Ed droga te mbroni kurvat e PD!! … Sales bravo i qofte, ne kete moshe dhe shiko si drejton, jo si Educi e Luluci qe i mbajnë të tjerët në këmbë.

      Shenoji këto fjalë: shum shpejt do vij koha qe ju te gjithë fëlliqesirat satanike do hani mut me gaveta! Se si qysh tek, do ta marresh vesh më vonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *