• |
ide | kryesore

OKB: Ukraina po shkel të drejtat e njeriut, cenon lirinë e medias

-Instant, Lajme, Planet



Ukraina ka cenuar median dhe të drejtat për lirinë e shprehjes si dhe grumbullimin paqësor, duke kundërshtuar ligjin ndërkombëtar. Kjo u deklarua nga zyra e Kombeve të Bashkuara gjatë debatit për të drejtat e njeriut, mes tensioneve në rritje midis Ukrainës dhe Rusisë. Ukraina akuzon Rusinë për grumbullimin e rreth 100,000 trupave në përgatitje për një ofensivë të mundshme ushtarake, të cilën Rusia e mohon. Aktivistët, gazetarët dhe kritikët në Ukrainë janë vënë në shënjestër për të sfiduar qeverinë e Kievit, për të hetuar korrupsionin ose kufizimet e COVID-19, tha Nada Al-Nashif, zëvendës Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Sipas saj partitë politike opozitare ishin gjithashtu shënjestër e sulmeve, duke treguar raportin që dokumentonte incidentet që nga viti 2019.

Nga ana e saj ambasadorja e Ukrainës në OKB Yevheniia Filipenko, tha se pPresidenti Volodymyr Zelenskiy kishte nxjerrë një dekret për zhvillimin e shoqërisë civile gjatë pesë viteve të ardhshme.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *