• |
ide | kryesore

Noizy arrestohet në Kosovë

-Instant, Paparazzi, Slider



Reperi i njohur Noizy është arrestuar në Kosovë. Mediat fqinje raportojnë se reperi, emri i vërtetë i të cilit është Rigel Rajku mbrëmjen e kaluar, pasi mësohet se ka pasur një urdhër-arresti ndaj tij.

“Shoqërohet një person me urdhëresë të gjykatës. Mbrëmë në pikën kufitare, në Vermicë nga policia është ndaluar një person, i cili është shoqëruar në stacionin policor Qendra në Prishtinë.

Ndaj tij ka qenë aktive një urdhëresë të gjykatës. Zyrtarët policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale”, thuhet në një njoftimin nga Policisa e Kosovës.

Kujtojmë që, Noizy është kthyer ditën e djeshme nga Zvicra pasi ka qëndruar atje për disa ditë nën shoqerinë e reperit Mozikk dhe aktorit Blerim Destani.

Ndërkohë, kanë dalë edhe pamje nga arrestimi i reperit. Në foton më poshtë ai duket i shoqëruar nga forcat e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *