• |
ide | kryesore

U kapën me heroinë, armë dhe kanabis, një i arrestuar në Pogradec. Procedohet edhe 31-vjeçari

Arkiva, Lajme



Një person është arrestuar nga policia e Pogradecit dhe një tjetër është proceduar penalisht me akuzën e shitjes së narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Blutë bëjnë me dije se u bë arrestimi i shtetasit E. Y., 41 vjeç, banues në Pogradec dhe proceduan shtetasin M. Z., 31 vjeç, banues në Pogradec.

Policia informon se gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasit E. Y., iu gjet një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike heroinë, ndërsa shtetasit M . Z., iu gjet 1 pistoletë sportive dhe 1 dozë me lëndë të dyshuar kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *