• |
ide | kryesore

Arrestohen dy persona dhe procedohen penalisht dy të tjerë në Korçë

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy persona kanë rënë në pranga dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale.

Uniformat blu bëjnë me dije se është bërë ndalimi i 26-vjeçarit E.K., pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin e datës 12.12.2021, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Gjithashtu është arrestuar edhe 33-vjeçari I.I., banues në fshatin Libonik pasi nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar.

Ndërkohë në momenti që është kapur nga policia ka rezultuar se drejtonte mjetin pa lejen përkatëse.

 

Po nga këto struktura, filloi procedimi penal për veprën “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore” për shtetasit F. Ç., 58 vjeç, banues në fshatin Gurras, Pogradec dhe A. Sh., 50 vjeç, banues në Pogradec.

“Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim E. K., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin e datës 12.12.2021, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Gjithashtu po nga këto struktura, filloi procedimi penal për veprën “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore” për shtetasit F. Ç., 58 vjeç, banues në fshatin Gurras, Pogradec dhe A. Sh., 50 vjeç, banues në Pogradec, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia, konkretisht në fshatin Gurras dhe në lagjen nr.​1, në Pogradec, u konstatua se këta shtetas ushtronin aktivitetin privat në lokal, bar-kafe, të palicencuar nga organet përkatëse.

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, të shtetasit M. I., 33 vjeç, banues në fshatin Libonik, Maliq, pasi në këtë fshat, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të ndaluar, i cili pasi u kap rezultoi se drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *