• |
ide | kryesore

Ra nga çatia, vdes shqiptari në Austri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 42 vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në Austri teksa ka qenë duke punuar.

Mediat austriake shkruajnë se shqiptari nga Kosova duke punuar gjatë orarit të punës, ra nga çatia dhe humbi jetën.

Thuhet se shqiptari ka qenë duke punuar me një ekip në riparimin e një çatie në një kompani, në Alkoven.

Rreth orës 09:10, një pllakë e eternit është thyer në zonën e cepit të çatisë dhe 42-vjeçari ka rënë nga rreth dhjetë metra lartësi mbi një dysheme betoni përcjell albinfo.at.

Kosovari e humbi jetën në vendin e ngjarjes, raporton Regionews.at



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *