• |
ide | kryesore

“Basha ik”/ Vokshi lexon rezultatet e votave të 44,000 delegatëve që votuan shkarkimin e Lulzim Bashës

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetarja e Komisionit Organizativ në grupin e rithemelimit të PD, Albana Vokshi ka lexuar para mediave votat e referendumit të sotëm për shkarkimin e Lulzim Bashës . Rezultati i referendumit vonoi sipas Vokshit, pasi qëndra e fundit në Shkodër është mbyllur ne orën 20:00 dhe ndaj u prit për nxjerrjen  e rezultatit përfundimtar.

“Bashkia Shkodër, në total kanë votuar 2801 demokratë, në qytet1 ‘pro’ 597, qytet 2, 824 ‘pro’, në velipojë 249 ‘pro’ , Guri  i zi 141 ‘pro’, në Dajc 38 ‘pro’, Berdicë 242 ‘pro’, Postribë 155 ‘pro’, në rrethina 452 ‘pro’, Ana e Malit 81 ‘pro’, Vau Dejës 127 ‘pro’, Vau i dejës 2 183 pro, Hajmel 95 ‘pro’, në Bushat 218 pro, Malsi e Madhe, Koplik Shkrelë 176 pro, Gru e Mir 174 pro, në Bajz 168 pro, 179 pro, në Fushë Arrëz 269 pro, në qarkun Shkodër kanë votuar 4402 votues më shumë se dyfishi që kanë dalë në 13 qershor”, lexon Vokshi.

Sipas Vokshit në total kanë votuar 43 mijë e 835 demokratë pro shkarkimit.

Në nisje të fjalës së tij, Berisha falënderoi 44,000 demokratët që kanë marrë pjesë në referendumin e sotëm të thirrur prej tij, për shkarkimin e Lulzim Bashës. Ndërkohë kryetari i Partisë Demokratike, Basha po zhvillon mbledhje me Krysinë e PD brenda në seli.



6 Comments

  1. Sa turp per ne! Shpresojme ndryshimin nga nje njeri qe vetem per keq mund ti ndryshoje gjerat. Kaq te deshpruar jemi si pd por edhe si komb🤔🤔🤔

  2. Bashkëshorti i Argita Berishës, Jamarbër Malltezi, nuk është përmbajtur kur në selinë e PD-së ka mbërritur vjehrri i tij Sali Berisha.

    Ai ka hipur mbi makinën e Lulzim Bashës duke thirrur “O Sali, o hero, gjthë Shqipëria ty të do”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *