• |
ide | kryesore

Vialli, nuk ka fituar akoma: “Jam mirë, por miku i paftuar është gjithnjë me mua”

-Instant, Sport



Me rastin e prezantimit të librit “Gianluca fryn rrjetin” shkruar nga mjeku Matteo Bonetti, Gianluca Vialli foli sërish për sëmundjen dhe gjendjen e tij shëndetësore. “Unë jam mjaft mirë. Nuk e kam përfunduar ende udhëtimin dhe i ftuari i padëshiruar është gjithmonë me mua – shpjegoi ish-sulmuesi i Cremonese, Samp, Juve dhe Chelsea -. Ndonjëherë ai është më i pranishëm, ndonjëherë më pak. Le të themi tani që jam nën kujdesin e mirëmbajtjes”.

“Duhet të shkojmë përpara dhe unë vërtet shpresoj se do t’ju duhet të më duroni për shumë vite të tjera – vazhdoi Vialli në lidhje nga Londra së bashku me miqtë dhe kolegët e tij historikë, mes të cilëve Roberto Mancini -. Faleminderit që më pyetët: Jam me fat që kam shumë miq dhe shumë njerëz që më japin forcën dhe mbështetjen për të ecur përpara me forcë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *