• |
ide | kryesore

Samiti i “Open Balkan” në Tiranë/ Zaev: Pasardhësi im të vlerësojë nismën, rruga që na çon drejt së ardhmes

-Instant, Lajme, Të fundit



Në fjalën e tij në takimin e radhës së nismës “Ballkani i Hapur”, kryeministri Zoran Zaev ka theksuar se kjo iniciativë është mënyra e duhur për integrimin në BE. Teksa ka komunikuar se kjo do të jetë hera e fundit që ai do të marrë pjesë në takimet e “Open Balkan”,  Zaev tha se kjo nismë duhet ruajtur si një rrugë drejt të ardhshme së përbashkët.

“Është vërtetë nder dhe kënaqësi që jemi së bashku këtu sot. Kam kënaqësi për hapat e fundit të mëdhenj që janë ndërmarrë. Ne kemi  tashmë suksese për të treguar, rezultate. Kjo do të jetë edhe pjesëmarrja ime e fundit e drejtpërdrejtë në këtë mision, të paktën për 1 vit. Kjo iniciativë është e hapur për të gjitha vendet në rajon. Ne treguam se vende tona nuk do të mbaheshin peng nga dështimet e BE sa i përket procesit të integrimit. Ballkani i Hapur jo vetëm na ka sjellë së bashku, por edhe miqësia e madhe që ne kemi mundur të krijojmë së bashku. Mesazhi im për të gjithë: ruajeni ‘Ballkanin e Hapur’ sepse është një gjë shumë e mirë për qytetarët tanë, do të na çojë drejt të ardhshmes së përbashkët në BE”, tha Zaev.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *