• |
ide | kryesore

Rama e quajti proces të mbyllur/ Berisha: Open Balkan falimentoi mijëra biznese

Arkiva, Lajme, Të fundit
energjisë, Berisha



Ish-kryeministri Sali Berisha komenoi deklaratën e Edi Ramës, i cili shpalli të mbyllur procesin e Ballkanit të Hapur, duke thënë se kreu i qeverisë mori këtë vendim pasi “i nxorën kartonin e kuq”. 

“Ballkani i Hapur bllokoi rezolutën e genocidit, serb. Falimentuan me mijëra ferma e sipërmarrje, dhe tani përfundoi si një nismë antieuropiane dhe pasi i nxorën kartonin e kuq, Rama thotë se “Ballkani i hapur u mbyll”, megjithëse fillon kohë e re sepse padroni i tij në Ballkan tha: “Nuk u besova veshëve të mi, e tha këtë apo jo argati im”.

Rezoluta e genocidit serb, Rama e bllokon prej 1 viti. Si një argat i Vuçiçit e bllokoi, i cili në një akt armiqësor ndaj Kosovës, ndaj kombit shqiptar, e bllokoi në kuadër të Ballkanit të Hapur. Jeni dëshmitar se si nga tetori i 2019, 4 vite me radhë u bë zelltar kryesor, i projektit antishqiptar dhe antieuropian të Vuçiçit, projekti i vendosur të hegjemonisë serbe, Jugosllavi e re plus Shqipëri. Aleanca krijoi përçarje të madhe në rajon, kishte për qëllim kryesor gllabërimin e Kosovës, e paraqitën si territorit të integruar në atë të Serbisë. Rama kalonte nga samite në samit duke u dhënë mend evropianëve se kjo ishte nismë më e mirë se Procesi i Berlinit.

U thoshte se nuk arriti të kuptoni. Dy persona mbështesin fuqishëm këtë projekt, Lavrov dhe Soros.

Ballkani i Hapur bllokoi rezolutën e genocidit, serb. Falimentuan me mijëra ferma e sipërmarrje, dhe tani përfundoi si një nismë antieuropiane dhe pasi i nxorën kartonin e kuq, Rama thotë se “Ballkani i hapur u mbyll”, megjithëse fillon kohë e re sepse padroni i tij në Ballkan tha: “Nuk u besova veshëve të mi, e tha këtë apo jo argati im”,”- tha Berisha.



15 Comments

  1. A është Sali Berisha ai që duhet të pretendojë e akuzojë strukturën e re të drejtësisë për pasivitet?! Vetë ai ka qenë arkitekti dhe mbështetësi i drejtësisë së korruptuar dhe njerëzve të saj, që u pasuruan paturpësisht mbi drejtësinë e munguar ose të shtrembëruar. Mbi çfarë kriteresh morali flet doktori, kur ende nuk ka kërkuar falje publike për çka pushteti i tij prodhoi në afera korruptive, përfshirë edhe kontrollin politik të drejtësisë që ishte akti kryekorruptiv i demokracisë.Po shpresa beqaj cfare e keni o spiuni serb salih tregojua ceceneve te tu,kjo shpresa nuk la institucion te drejtesesi pa u bere kryetare per 30 vjet

  2. Hahaha…..Plasen komentet e te njejtit person me emra te ndryshem,hahaha…
    Hahaha…Oh cu kenaqem….hahaha….!
    Merruni me hekurin ore lepirsa zorraxhinj,
    “…..Qenin e ngordhur do t’gjeni”
    Hahaha…….!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *