• |
ide | kryesore

Revanshi i Serbisë

-Instant, 1, Arkiva, Ide
andi bushati



Një ditë pasi zgjedhjet presidenciale në Mal të zi, prodhuan një president të ri që i dha fund pushtetit 30 vjeçar të Milo Gjukanoviçit, shumë larg prej andej, në Hagë, gjykata speciale nisi procesin ndaj ish liderëve të UÇK-së.
Në pamje të parë të dyja ngjarjet, njëra rezultat i një votimi të lirë popullor dhe tjetra që ka të bëjë me vendosjen e drejtësisë për krimet e luftës, nuk kanë asnjë lidhje ndërmjet tyre. Por, po ti kqyrësh në një sfond më të gjërë, ato përputhen me kohën e revanshit të Serbisë dhe me rikëkëmbjen e rolit të saj dominues në rajon, një çerekshekulli pasi avionët e NATO-s bombarduan Beogradin.

Milo Gjukanoviçi, ndonëse ia solli në majtë të hundës popullit të vet me korrupsionin galopant dhe shtetin familjar që ndërtoi, në politikën e jashtme luajti gjatë gjithë kohës rolin e properendimorit. Ai iu kundërvu hapur Millosheviçit, e ndau vendin e tij nga Serbia, njohu pavarësinë e Kosovës dhe luftoi si kundër ideve luftëndjellëse të botës serbe, po ashtu edhe kundër idesë së Vuçiçit për ta dominuar rajonin përmes Ballkanit të Hapur.

Pasardhësi i tij, që fitoi të dielën, nuk i jep këto garanci. Ndonëse një reformator në ekonomi, 37-vjeçari Jakov Milatoviç, shihet me dyshim për qasjen e vet ndaj Beogradit, kishës serbe dhe madje edhe vetë Rusisë. Kur u emërua për herë të parë ministër, në kabinetin pro serb të Zdravko Krivokapiçit, ky i fundi e etiketoi si një nga apostujt, në referencë me rolin që pati luajtur kisha ortodokse serbe në ndryshimin e pushtetit malazes.

Lexo me tej:

Profil/ Sfiduesi i Gjukanoviçit, kush është presidenti i ri proserb i Malit të zi 

Këtej e tutje askush nuk mund të vërë bast se Podgorica nuk do të bëjë një rrotullim 180 gradë, për tu kthyer me fytyrë nga Beogradi dhe se Milatoviç nuk do ti bindet Vuçiçit për ti dhënë fund bojkotit ndaj Open Balkan.

Nga ana tjetër perëndimi dhe sidomos SHBA, janë të vendosur në mbështetje të Gjykatës speciale të Hagës, ndonëse për shumë shqiptarë ajo është një mënyrë për të brarazuar xhelatin me viktimën, gjë që u tregua edhe në manifestimin e madh të së dielës.

Aktakuza/ Për çfarë fajësohen katër krerët e UÇK-së

Në të dyja këto ngjarje interesante është të vëzhgohet roli i kancelarive perendimore.

Me fillimin e procesit nuk u dëgjua asnjë deklaratë pro Hashim Thaçit, të cilin dikur Joe Biden e etiketonte si “George Uashingtoni i Kosovës”. Nga ana tjetër, askush nuk u kujtua të bëjë thirrje, siç pati ndodhur në të shkuarën, për mbështetje ndaj Gjukanoiviçit. Madje, as Edi Rama, të cilin e detyruan ndërkombëtarët në 2018 ti dilte në krah, me apel të hapur ish presidentit malazes, këtë radhë nuk e hapi gojën në favor të kandidatit pro perendimor.

Këto “harresa” mund të konsideroheshin si koincidenca nëse s’do kishim parasysh atë që po ndodh me negociatat për marëveshjen e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë. Për një kohë të gjatë, sidomos Uashingtoni, por edhe BE-ja, këmbëngulën të imponojnë si prioritet themelor të dialogut, një kërkesë të drejtpërdrejtë të Vuçiçit, atë të themelimit të asocacionit të komunave me shumicë serbe. Të gjitha deklaratat e diplomatëve kryesorë të Departamentit të shtetit shkonin në këtë drejtim. Madje edhe pasi marëveshja u pranua, pasi në draftin e saj nuk përmendej asnjëherë e zeza mbi të bardhë termi association, emisari i SHBA për Ballkanin Gabriel Escobar dhe ambasadori amerikan në Beograd, i famshmi Kris Hill, zgjodhën rastësisht të përdorin të njëjtin term. Madje ky i fundit shkoi shumë më larg në tentativat e tij për të përkëdhelur Serbinë. Ai shkeli mbi të shkuarën e tij si negociator i marëveshjes së Rambouillet, që prodhoi bombat mbi regjimin e Millosheviçit, përdhosi trashëgiminë e Bill Klintonit dhe Madlen Olbrajtit, duke kërkuar falje për familjet serbe që patën humbur njerëzit e tyre të afërt në luftë.

Pjesëmarrje masive në marshin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së 

Të gjitha këto fakte: si rimarja e akuzave të hetuara nga serbët në Gjykatën Speciale, si mospengimi i ndryshimit të kursit të pushtetit në Podgoricë, si tentativat për të përkëdhelur Vuçiçin, të bëjnë të dyshosh për një përmbysje të qëndrimeve të deritanishme ndaj Sebisë. Në kontekstin e ri të luftës në Ukrainë, kur perëndimi po reket të vërë një kufi ndarës mes aleatëve të tij dhe atyre të Putinit, tërheqja nga vetja e Beogradit mund të bëhet me çmimin e lartë të kompesimit të Serbisë në rajon.

Interesat momentale mund të shkojnë në drejtim të kundërt me mësimet e historisë, që dëshmojnë për fajforët e masakrave të fundshekullit të shkuar në Ballkan. Në këtë sfond të ri nuk është çudi të mendohet se koha po punon për Serbinë dhe se ajo po përjeton momentin e saj të revanshit. Prandaj çdo thirrje drejtuar perëndimit për të mirëkuptuar lidhjet e saj me Moskën, çdo pranim i rolit hegjemon mes gjashtë vendeve të rajonit, apo çdo etiketim si anti-ameLikanë i atyre që i rezistojnë orekseve të saj, mund të përbëjë një tradhëti ndaj interesave shqiptare. Nëse bota po ndryshon qëndrim ndaj Serbisë, askush nuk garanton dot se kjo e fundit, pavarësisht nga çdo lëshim, s’do të jetë po e njëjta ndaj fqinjëve.

©Lapsi.al



20 Comments

  1. Kimia e Berishës me komunistët ekstremë në politikë, mund të jetë një zhvillim pragmatik apo taktik, por në realitet ajo shikohet si një lëvizje natyrale e ish-mjekut që ka shërbyer në nomenklaturën e lartë të PPSH-së.O bushat lexoje pak CV ketij qe ti e quan pro serbo rus,ky djal ka qene dhe antar i qeverise austriake,por ti nxiton si gjithmone ne te tilla opinione

  2. Është bërë edhe më parë pyetja: Pse perëndimi mbështet Serbinë, megjithëse ajo është aleate tradicionale e Rusisë ??! Pse ?? A mos është gjë arsye fetare në këtë mbështetje shumë të dyshimtë, qoftë edhe kur serbët kryejnë haptazi krimet më të tmerrshme??!! Dhe ne duke qenë kryesisht myslimanë na urrejnë ?!

    Ndonëse kjo mund të pranohet deri diku, mendoj se arsyeja kryesore këtu është lidhja okulte që Serbia ka me qarqe të caktuara (okulte gjithashtu) udhëheqëse në Perëndim. Kërkoni në google një foto të përbashkët të Millosheviçit me Rothschildin dhe ndoshta mund të gjendet diçka në këtë prizëm.

    #Ata janë një – ata janë satanikë të fëlliqur.

  3. Po ajo teoria jote z. Bushati qe Thaci i perkulet presionit perendimor se eshte i shantazhueshem por kur te vij Kurti ne pushtet “i pashantazhueshmi” ku shkoi?

  4. Problemi nuk qendron se bota “po nderron mendim ndaj serbeve” po ne faktin qe “nuk po nderron dot mendim ndaj shqiptareve” dhe kjo e fundit, jo per faj te botes!

    1. Analiza e Bushatit shume e sakte. Ka mundesi qe tani te perpiqen ta ringjallin Minishengenin, me Malin e Zi pjese te saj, por dhe reagimin tani duhet tia bejme me te forte,sepse tani rane maskat,u provu qe Minishengeni u kriju per boten serbe…. Kurse per ty Andreas,E vertete, bota nuk po nderron dot mendim ndaj shqiptareve dhe sdo te nderroje kurre sado qe ti dukesh se ke qef te nderroje. Si te nderrojne mendim per ne kur ne gjithe ballkanin vetem shqiptaret i kane aleate te sigurte (mos shih nja 2-3 bolshevike perfshi dhe ty qe komentoni pro rusesve ketu, shumica dihet si mendojme). nderkohe shtetet e tjera e mbeshtesin nga frika,formalisht por ne realitet, si popuj jane pro rus dhe anti perendimor. Tani po kalojme disa momente te perkohshme jo-dakordesimi te plote me disa emisare perendimore,per shkak se na kerkojne koncensione ndaj serbeve,per ta ndare Serbine nga Rusia( e qe me vone ta shperbejne me kollaj-me Vojvodinen si fillim), por sdo te thote kjo se po nderrojne mendim per keq per ne .Flej rehat se ska per te ndodh ajo gje. Dhe se kuptoj pse kaq urrejtje per shqiptaret ti, kur ke lind, je rrit, je formesu ne Shqiperi?

      1. Je paksa jashte komentit tim. Nuk e ke kuptuar. Dhe ke ndertuar nje analize mbi diçka qe nuk e ke kuptuar. Ajo qe shkruaj une eshte “bota nuk po nderron dot mendimin e KEQ qe ka per shqiptaret”. Kjo sepse shqiptaret dhe ne plan te pare ata qe qeverisin shqiptaret, vazhdojne te bejne te kunderten e asaj qe duhet te bejne.

        1. Nuk e paskam keqkuptuar, se e dija qe per mendim te KEQ te botes ndaj shqiptareve po flisje, sic edhe e ripohove(dhe une prape vazhdoj te mendoj se ska mendim te keq te botes ndaj nesh),por ndoshta keqkuptimi qendron ne faktin se mu duk se e the me tendence keqdashese,ndoshta ngaqe mu kujtuan, nenkuptime apo shprehje ironike si “autoktonet kuq e zi”.ne disa komente tuaja te meparshme.Nejse,mundohem mos te akuzoj dike pa fakte,apo pa qene i bindur 99%, dhe nqs e bej,se kam problem te kerkoj falje. Kalofsh mire

          1. Edukata e komunikimit, eshte çelesi kryesor i gjetjes se nje gjuhe te perbashket edhe kur kendveshtrimet jane te ndryshme. Gjithsesi nuk ka keqdashje ne komentet e mia, po merzi reale per nje vend qe i jep nje dhe i mer dhjete qytetareve te vete. Te jesh mire edhe ti!

      2. Ju kosovaret rrota kari keni per te mbetur.

        Aq eshte IQ-ja, nuk ke cfare ti besh.

        Ti as nuk e di kush qendron mbas pushtetit ne perendim dhe e vetmja gje qe di te besh eshte bythlepirja.

        As politike te jashtme as vizion nuk keni.

          1. Ik mor moterqri e shko lepiju bythen zezakeve dhe cifuteve te Amerikes qe kenaqesh ne mazokizem duke te qire motren.

            Bolshevik dhe Naziskin jane te kundertat e njeri tjetrit.

  5. Jemi ne mesin e nje KundraOfensive te Serbise qe na gjeti ne me vetkenaqesine se cdo “ere do jete pro nesh” dhe nen drejtimin e ish ministrit te propogandes se Miloshevicit. Ne duhet te shikojme realitetit dhe te programojme levizjet tone. Serbia skaloi asnje proces vetreflektimi pas atyre qe beri ne vitet 90 dhe aq me teper ish ministri i Miloshevicit e sheh kete si revansh per ato qe i bene Serbise ne 90ten.

  6. Bushat ke kalu nga nderzimi artificial terk lufta ne Vietnam.
    Je bo specialist medikoker i ceshtjeve nderkombetare.
    Serbia eshte aty ku qene Shqiperia por Turqia i dha pamvaresine kurse Shqiperia merrej me qerret e buajve.
    Kur vdiq Skenderbeu asnje vend Europian katolik(mgjse kishin aleanca) nuk erdhi ta mbronte Shqiperine nga myslymanet turq.

  7. Kandidati i Foltores për Bashkinë e Shijakut, Rezart Tusha, rezulton i dëbuar nga Zvicra në kuadrin e operacionit “Hydra” në vitin 1997, për posedim të lëndëve narkotike.

  8. SHBA paralajmëruan zyrtarisht votuesit shqiptarë të mbajnë distancë nga personat që SHBA kanë dizajnuar si “non grata”, duke ju referuar me emër Sali Berishës, udhëheqësit publik të një lëvzije anti-amerikane në vend, si dhe politikanëve të tjerë “non grata”, të cilët kanë deleguar ndikimin e tyre në politikë tek njerëz të afërm apo të besuar të tyre, duke nënkuptuar persona që kandidojnë në listën e qeverisë.

  9. Sot Lelo erdhi i tronditur në kafe. Doktori e kishte thirrur dhe e kishte bërë për një lek, pasi dëgjoi që Edi Rama do bënte një podcast.
    -Kjo është ideja ime i tha. Më ke futur thikën pas shpine. Më ke dekonspiruar tek Edi Rama.
    Lelo ishte mbrojtur, por tërbimi i Doktorit ishte i madh.
    -Si t’ia bëj i tha Mulit. E kam keq punën. Nuk më qas më në zyrë.
    -E gjejmë tha Muli. Bëjmë një fabulë që informacioni ka rrjedhur nga zyra e Doktorit tek grupi i Salianjit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *