• |
ide | kryesore

Aksident në rrugën Lezhë-Mamurras, ndërron jetë një person

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, në afërsi të mbikalimit në Milot. Mjeti me drejtues shtetasin A.L., ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen .

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 18:45, në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, në afërsi të mbikalimit në Milot, mjeti me drejtues shtetasin A.L., ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen .

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *