• |
ide | kryesore

Thirrja e OKB-së: Bjellorusia dhe Polonia të gjejnë zgjidhje të menjëhershme. Situata në kufi e tmerrshme

-Instant, Arkiva, Planet



Organizata e Kombeve të Bashkuara, ka reaguar me shqetësim për situatën e emigrantëve në kufirin Bjellorusi-Poloni,

Zyra e OKB-së për të Drejtën e Njeriut u ka bërë thirrje urgjente dy vendeve të menaxhojnë këtë situatë të cilën e kanë cilësuar të tmerrshme.

Një zëdhënës i OKB-së për të drejtat e Njeriut, ka theksuar se emigrantët janë të ekspozuar ndaj dhunë dhe kërcënimeve dhe se ndodhen në gjendje të rënduar shëndetësore.

Më tej Elizabeth Trosel, zëdhënëse e UNHCR deklaroi se shumica e refugjatëve ka konfirmuar se gjatë kohës që ndodheshin në Bjellorusi janë rrahur apo kërcënuar nga forcat e sigurisë atje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *