• |
ide | kryesore

Greqia regjistron ditën me infektimet më të larta, rikthehen masat nga 3 janari

-Instant, Lajme, Planet



Shtimi i rasteve të reja me ritëm të shpejtë në Greqi fqinje ka bërë që qeveria të vendosë masa kufizuese për qytetarët. Në daljen e së hënës para mediave, ministri i Shëndetësisë njoftoi se prej 3 janarit do të jetë i detyrueshëm përdorimi i maskës në ambientet e supermarketeve apo transportit publik. Ora policore do të kthehet në mesnatë për ambientet e argëtimit. Masat prekin edhe përdorimin e kapaciteteve të stadiumeve ku do të lejohet vetëm 10 për qind e tifozëve. Do të rikthehet puna nga shtëpia, ku përveç sektorit privat do të përfshihet edhe në atë publik.

Një ditë më parë, Greqia regjistroi 9284 raste të reja me koronavirus, nivelin më të lartë nga nisja e pandemisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *