• |
ide | kryesore

Qindra refugjatëve afganë u është refuzuar viza amerikane/ Ku do qëndrojnë tani?

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zyrtarët federalë të imigracionit kanë refuzuar kërkesat e qindra afganëve për hyrje të përkohëshme në Shtetet e Bashkuara për arsye humanitare. Aktivistët e imigracionit thonë se administrata e Presidentit Biden nuk e ka mbajtur premtimin për të ndihmuar afganët e lënë mbrapa pas tërheqjes së trupave amerikane dhe rënies së vendit në duart e talebanëve.

Që nga tërheqja e trupave amerikane, zyrtarët e imigracionit thonë se kanë pranuar mbi 35 mijë aplikacione bazuar në rregullin e pranimit të emigrantëve për arsye humanitare. Prej tyre, rreth 470 aplikime janë refuzuar dhe më pak se 150 janë miratuar. Ky rregull pak i njohur është rezervuar për emergjenca ekstreme, kur shqyrtimi i aplikimeve për viza të rregullta nuk është një alternativë dhe kur të huajt kanë nevojë të hyjnë shpejtë në vend.

Haseena Niazi i kishte varur shpresat e saj për ta tërhequr të fejuarin e saj nga Afganistani përmes kësaj dispozite të imigracionit.

24-vjeçarja që banon në Masaçusets ishte pothuajse e sigurt se kërkesa e për emigrim në bazë humanitare do të miratohej nga qeveria amerikane, duke marrë parasysh provat që ajo ofroi mbi kërcënimet nga talebanët që mori ndërsa punonte për çështjet e shëndetit të grave në një spital afër Kabulit.

Por këtë muaj, kërkesa e saj u refuzua, duke e lënë çiftin të tronditur pas muajsh ankthi.

“Ai kishte gjithçka që ata dëshironin”, tha zonja Niazi me origjinë nga Afganistani, e cila është e pajisur me kartën jeshile. “Refuzimi i kërkesës nuk është i logjikshëm. Kjo është si një ëndërr e keqe. Ende nuk mund ta besoj.”

“Ky është një zhgënjim i madh”, thotë Caitlin Rowe, avokate nga Teksasi, e cila tha se kohët e fundit kishte marrë pesë refuzime për klientët e saj, duke përfshirë kërkesën e një oficeri afgan policie që ndihmoi në trajnimin e trupave amerikane dhe u rrah nga talebanët. “Këta janë njerëz të pambrojtur, që me të vërtetë menduan se kishte shpresë. Unë nuk mendoj se ka shpresë për ata.”

Që nga tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani, Agjencia Amerikane e Imigracionit ka marrë më shumë se 35 mijë aplikime të bazuara në dispozitën për emigrim në SHBA për arsye humanitare, nga të cilat ka refuzuar rreth 470 dhe ka miratuar me kusht më shumë se 140, tha këtë javë Victoria Palmer, një zëdhënëse e agjencisë.

Programi pak i njohur, i cili nuk ofron një rrugë drejt qëndrimit të përhershëm në vend, zakonisht merr më pak se 2,000 kërkesa çdo vit nga të gjitha kombësitë, nga të cilat Agjencia amerikane e Imigracionit miraton mesatarisht rreth 500, tha ajo.

Zonja Palmer theksoi gjithashtu se pranimi i njerëzve bazuar në dispozitën humanitare është përgjithësisht i rezervuar për emergjencat ekstreme dhe nuk synon të zëvendësojë procesin e pranimit të refugjatëve, “që është rruga tipike për individët jashtë Shteteve të Bashkuara që kanë ikur nga vendi i tyre i origjinës dhe kërkojnë mbrojtje”.

Ndërkohë, qeveria amerikane vazhdon të ndihmojë afganët e pambrojtur, duke evakuuar më shumë se 900 shtetas amerikanë dhe 2200 afganë të tjerë që nga tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani. Departamenti i Shtetit tha se pret të ndihmojë në sistemimin e rreth 95,000 njerëzve nga Afganistani këtë vit fiskal, një proces që përfshin kontrolle rigoroze të biografisë dhe gjendjes shëndetësore. /VOA



15 Comments

    1. Po si thoni juve? He ku do shkojne? Ligjerisht ata duhet te aplikojne ne emigracionin shqiptar tani. Po nese nuk i kane plotesuar kushtet per amerikanin dhe jane refuzuar perse duhet te pranohet nga emigracioni i Shqiperise? Kot per muhabet se Rama e beri golin me afganet, ca shkrime dhe intervista neper bote, nje dekllarate me Clinton dhe tutje matane. Muter!

  1. Ku do qendrojne tani afganet?Ti strehoi drogaxhiu ne Surrel se ai i mori e nuk la vend pa ngritur ne Qiell mikpritjen shqiptare.Ky eshte rasti ta tregoje me fakte ate qe ka deklaruar deri tani,megjithese nuk ka mbajtur ne Shtepi hebrej,italian dhe kosovare,perkundrazi ka vjetur tek te tjeret ne Peze dhe France.

    1. te kesh turp qe propozon per Surrel. ne i kemi strehuar ne hotele luksoze ne lezhe e shengjin jo ne shtepi dosido, dhe te gjitha keto i paguan surrelsi. Ne shqipetaret jemi zemergjere, jo si evropianet qe ja mbyllen deren. Ne jo vetem do ti mbajme ne Shqiperi poooooor do ti marrim ti fusim edhe ne qeverrrrri..

    1. Jane te rrezikshem per Ameriken por jo per “halen” e Amerikes fatkeqesisht. Jo me kot Kimetja te nxjerr syte po ja shave “halen” e Sorrosit.

  2. Vazhdon plan i zbrajes se Shqiperise per ta mbushur me afghane, arabe e Bangladesh. Ne se nuk u jepet vize per Amerike ketyre qe kane punuar per intéressant izraelito-amerikane pse hapet llotari a per te terhequr shqiptaret nga vendi i tyre ?! Te pashprese e perballe ketij réaliteti shqiptaret braktisin vendin…

    1. Tani me kuptoht shume mir pse berisha eshte non grata pa fakte fakti eshte rama te beje zullume sa te doje ta mbaj qeverin me ndihmen e soros dhe te sjelli ne shqiperi te gjith llumin e botes ne disposition te tij eshte edhe basha populli me bindje te majta flen gjume te djathtet jane ne emigrim bangladeshet dhe talebanet do pjellin nga 10 e siper mund plotesisht e relizueshme nderrimi I popullsise

      1. Jam I mendimit qe afganet dhe bangladeshet ti shperndajme ca ne surrel ca ti bejme keshilltar te erion velise ca te mire ti bejme bodigard te taulantit dhe spiropalles dhe te tjeret Tua dergojme sipas takatit homoseksualeve gazetar dhe analist pro qeveritar .mero baze frrok cupi Arthur Zhejiang po tepruan po tepruan se harrova Gaz bardhushen

  3. C’te keqe do kishte qe ata te integrohen ne shoqerine shqiptare sic jane integruar shqiptaret gjithandej ne bote. Te mesojne shqip, femijet e tyre te shkojne ne shkolle, te punesohen aty ku mundet etj, etj. Shikoni greqine, italine plot me te huaj jane. Ne do ruajme pastertine e races????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *