• |
ide | kryesore

Gjermani/ Në 20 qytete protesta kundër kufizimeve për Covid-in

-Instant, Arkiva, Planet



Në shumë qytete të Gjermanisë janë mbledhur dhjetëra mijëra kundërshtarë të masave kufizuese për shkak të pandemisë Corona. Protesta dhe incidente sporadike ka pasur në shumë qytete.

Kritikët e masave të shtetit kundër pandemisë Corona kanë dalë sërish në rrugë, në shumë qytete të Gjermanisë. Një numër veçanërisht i madh i protestuesve është regjistruar në lindje të vendit. Në Mecklenburg-Pomerani kanë protestuar sipas një zëdhënësi të policisë, rreth 12.000 njerëz në më shumë se 20 qytete. Ata kanë marrë pjesë në shëtitje, tubime dhe marshime të heshtura, si dhe në tubime të cilat nuk kanë pasur lejen e autoriteteve.

Në Rostock, disa njerëz u përpoqën të ndryshojnë rrugën e planifikuar të demonstratave dhe të thyejnë barrierat e policisë. Kjo është evituar me përdorimin e “dhunës së thjeshtë fizike”dhe shkopinjve, kumtuan njësitë policore. Në disa vende ka pasur edhe kundër-tubime.

Në Tyringji sipas të dhënave zyrtare kanë protestuar rreth 16.000 njerëz kundër masave kufizuese. Autoritetet njoftojnë se në disa vende janë shënuar incidente të vogla, por pa pasoja serioze. Në të gjitha protestat bëhej fjalë për të ashtuquajturat “shëtitje” – të cilat nuk ishin lajmëruar më parë. Mijëra njerëz kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me masat kufizuese edhe në Saksoni.

Në Dresden dhe Leipzig është dashur të ndërhyjë policia për të shpërndarë grumbullimet e mbajtura pa leje. Policia në Leipzig është dashur të ndërhyjë edhe për të ndarë demonstruesit dhe kundër-demonstruesit, për shkak se kërcënonte mundësia e përleshjeve.

Në Lichtenstein afër Zwickau,janë sulmuar edhe pjesëtarët e policisë – 14 prej tyre janë lënduar. “Një person ka tentuar t’ia marrë armën një polici, ndërsa një polic tjetër është kafshuar gjatë përpjekjeve për të shpërndarë demonstruesit”, bën të ditur përfaqësuesit e policisë.



1 Comment

  1. Ato qe sollen njerzimin ne ket pik u gabuan rend kan hyre aty ku sdalin me dot.kur i vogli merr vesht gjithcka cfar luhet tashme te mllenjet nuk kan me vler cilen do fjal te flasin apo cilen do veper te bejne…kush ben paguan askush si shpeton me dot cmimit te padrejtesis me asgje dhe asnje menyr ndryshe vetem pendim dhe largim prej saj.pika ki kan prekur njerzimin eshte pika lev qe zhben dhe permbys interesat.nuk ka menyre. Me efikase per njeriun hymbes sesa perqendrimi ne padrejtesi thellimi .sherbimi ku sa me shum te zhytet aq me i mall eshte cmimi dhe aq me afer ndollet ndeshkimi shperblimi dhe ndeshkimi per veprat tona eshte ne ulltim.ME SHPEJTESIN E ANGAZHIMIT TONE. dhe na zen sipas vullnetit ZOTIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *