Një ngjarje e rëndë ka ndodhur fshatin Llaushë të Skënderajt në Kosovë. Një 51-vjeçar me iniciale S.Q. ka qëlluar me armë zjarri dhe ka vrarë në banesë bashkëshorten e tij.
Viktima është L.Q., 48 vjeç, nënë e 3 fëmijëve. Mediat e Kosovës shkruajnë se ngjarja erdhi pas një konflikti në çift në prani të 2 prej fëmijëve. Ne vendin e ngjarjes janë gjetur 6 gëzhoja plumbash.
“Nuk e dimë sa plumba janë shkrepur mbi trupin e viktimës. Pa e marrë raportin e autopsisë nuk mund të flasim asgjë. Kemi parë pellgun e gjakut në sallon, në dhomën e ditës. Aty gjetëm dy fëmijët e çiftit, një vajzë dhe një djalë”, – thanë burime brenda hetuesisë nga vendi i ngjarjes.
Është duke u hetuar për motivet e krimit. Autori është arrestuar nga policia, por ende nuk ka dhënë dëshminë e tij. ©LAPSI.al
E po kure ke mentalitet Turke Otomane keshtu do veproshe xhelosija per vendet myslimane eshte e pa permbashme