Ky është testi i parë i madh i armëve për këtë vit, shkruan BBC.

Testi i raketës erdhi disa ditë pasi udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un u zotua për të forcuar forcat e armatosura të vendit të tij.

Autoritetet japoneze e konsideruan këtë raketë si balistike. Ndërkohë stafi i Koresë së Jugut deklaroi se raketa ishte drejtuar nga deti, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Ky është testi i dytë i raportuar i një rakete hipersonike, e cila mund të shmangë zbulimin për më gjatë se raketat balistike.

Testi i armëve vjen pasi Koreja e Veriut nuk i përgjigjet një propozimi të SHBA për të filluar komunikimin diplomatik midis dy vendeve në mënyrë që të rifillojnë negociatat.