• |
ide | kryesore

Skandali me pagat/ PD për lirimin e 4 punonjësve që nxorën të dhënat sekrete: Rama po mbron krimin për vjedhjen e zgjedhjeve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike thotë se lirimi i 4 punonjësve, të cilët u arrestuan për skandalin e pagave është bërë me urdhër të Edi Ramës. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj thotë se Rama i mbrojti ata për skemën e patronazhistëve për vjedhjen e të dhënave.

Vendimi i sotëm i gjykatës, shprehet Alibeaj është dëshmi e qarte se autoret e publikimit të të dhënave, janë kryeministri dhe vartësit e tij.

“Nuk ka asnje shpjegim juridik apo logjike normale qe te justifikoje gjykimin ne gjendje te lire per 4 personat qe kryen krimin, i cili i ka shërbyer para së gjithash, Edi Ramës”, thotë numri dy i PD-së.

Krim nuk është vetëm publikimi i të dhënave u shpreh Alibeaj, por edhe grumbillimi i tyre, ndaj sipas tij Rama duhet te ishte para drejtesise.

“Me Edi Ramën në krye të qeverisë nuk ka asgjë të sigurtë: as vota nuk është e sigurtë, as puna, as siguria në familje. Një kryeministër që keqpërdor dhe tradhëton qytetarët për pushtetin e vet personal duhet të ishte sot para drejtësisë”, tha ai.



4 Comments

  1. “Bomben atomike” e kthyen ne “fishekzjarr”
    Mjere per ty oj Shqiperi
    Ke te qaje me pare ?
    Ty qe te kam nene ?
    apo hall e mbi hall ?

  2. Hani -mut -per here te fundit o rrace muter se kur te shini ato qe ju kane pjelle kur martohen ate here jeni per te bere me deputete.

  3. ke perfaqeson ti o shoku thuaje se ke dale si deputet i pavarur se demokratet nuk ke si i perfaqeson

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *