• |
ide | kryesore

Shpërthim tritoli në Krujë, hidhet në erë makina një personi në arrest shtëpie

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia raporton se rreth orës 19:20, në fshatin Zallë të Krujës, në automjetin në pronësi të shtetasit L. T., që ishte i parkuar pranë banesës së tij është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse dhe për pasojë automjeti është dëmtuar pjesërisht.

“Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sqarojmë se pronari i mjetit, shtetasi L. T., është person me precedent të mëparshëm penal në fushën e trafikimit të narkotikëve, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

Lajm në përditësim…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *