• |
ide | kryesore

Acari “mbërthen” Shqipërinë, Ministria e Mbrojtjes tregon situatën më të fundit në vend

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



I gjithë territori i vendit u përfshi nga një ulje e ndjeshme e temperaturave nga pasditja e të premtes, shoqëruar edhe me reshje bore e shiu. Bazuar edhe në parashikimet e Shërbimit Meteorologjik, Ministria e Mbrojtjes thotë se të gjitha strukturat e emergjencave civile në të gjitha qarqet e vendit, koordinuar nga Agjencia e Mbrojtjes Civile janë angazhuar për të mbajtur në kontroll situatën.

Sipas informacioneve të marra nga prefekturat, bashkitë dhe ARRSH reshjet kanë pushuar.

Ministria e Mbrojtjes thotë se aktualisht qarkullohet me zinxhirë në rrugën e Arbrit, Qarku Dibër.

Është e bllokuar rruga Peshkopi-Lurë, por lëvizet në aksin Lurë-Rrëshen dhe Xibër-Klos me zinxhirë.

Po ashtu po punohet për kthimin e energjisë në njësitë Kala e Dodës, Reç, Lurë, Selishtë të bashkisë Dibër si dhe në fidrin 6, njësia administrative Lunik, bashkia Librazhd.

Meteorologët parashikojnë rënie të mëtejshme të temperaturave nën zero, ndaj Ministria e Mbrojtjes u bën thirrje të gjithë qytetarëve, veçanërisht atyre në zonat e thella malore të bëjnë kujdes, të ndjekin këshillat e bëra publike nga Agjencia e Mbrojtjes Civile dhe të njoftojnë autoritetet vendore në rast nevoje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *