• |
ide | kryesore

Përhapja e Omicron/ Kryeministrja e Zelandës së Re anulon dasmën

-Instant, Planet



Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka marrë vendim për të anuluar dasmën për shkak të situatës epidemiologjike në vend.

Zelanda e Re ka njoftuar kufizime të reja kundër koronavirusit dhe kjo ka bërë që kryeministrja të marrë një vendim të till

Shpërthimi i variantit Omicron ka shqetësuar autoritetet, të cilët kanë njoftuar edhe masat e reja.

Kufizimet përfshijnë mbajtjen e maskave në dyqane dhe transportin publik dhe se qytetarët duhet të jenë të vaksinuar në rast se janë në një aktivitet me rreth 100 persona.

Në një intervistë për mediat ajo gjithashtu konfirmoi se dasma e saj është anuluar.

Zelanda e Re ka regjistruar rreth 15, 104 raste me COVID dhe 52 viktima.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *